Erdogan nuk “mban më”, padi kreut të opozitës pse tha që banjot e pallatit presidencial janë “të praruara”

Një mënyrë të shprehuri nga ana e kreut të opozitës turke i ka kushtuar një kërcënim me padi me dëmshpërblim nga ana e presidentit Erdogan. Kemal Kilixharoglu, lider i Partisë popullore republikane, e sqaroi mbrëmë në një intervistë televizive e deklaratën e tij të mëparshme se banjot e pallatit të ri presidencial janë të praruara, duke thënë se ishte një figuracion për të vënë në pah luksin e panevojshëm ku jetojnë zyrtarët e lartë të shtetit.
Mirëpo avokati i Erdoganit ka thënë për mediat turke se presidenti do ta padisë liderin e opozitës për shpifje dhe do të kërkojë dëmshpërblim. Sipas Kilixharoglusë, Erdogan këtë e ka marrë personale, e madje ka ftuar opozitën t’i shohë banjot në pallatin e tij presidencial dhe vetëm nëse një e gjejnë nga ari ai do të japë dorëheqje. Është fjala për një seli pompoze që përfshin rreth 200 mijë metra katror dhe është 30 herë më e madhe se Shtëpia e Bardhë apo dhe më e madhe edhe se Pallati i Versajës.
a.k
Comments
Jo vetem kaq, por ka paditur
<p>Jo vetem kaq, por ka paditur personalisht nje gazetar pse publikoi video e armeve qe qeveria turke i dergonte xhihadisteve ne siri duke premtuar se do arrestohene dhe 200 gazetare, gjykates, prokurore, deri ne 7 qershor. Te keqen e Putinit..</p>
Add new comment