Kërkimet për naftë, Pajtim Bello thotë se pala greke po tenton shfrytëzimin e pasurive shqiptare

Postuar në 02 Qershor, 2015 00:36

Në një intervistë dhënë për “Ora News” ish-zëvendësministrin e Industrisë dhe Energjetikës, Pajtim Bello, thotë se nuk ka asnjë dyshim se Greqia po tenton të bëjë kërkime për shfrytëzim të naftës në det shqiptar. Kjo është harta e kërkimeve të palës greke  dhe kjo harta e kërkimeve të shtetit shqiptar, ku qartësisht thotë Bello, duket se po kërkohet në ujërat territoriale shqiptare. “Me këtë hartë që shoh është tek blloku Joni 5. Pra ata kanë hyrë në zonën tonë. Sa kanë hyrë këtë duhet ta bëjnë ekspertet të dy palëve, të marrin hartat dhe të kërkojnë që çdo gjë të jete sipas asaj që na takon”, u shpreh ish-zëvendësministri. Sipas Bellos, Shqipëria ka tentuar kërkime në këtë zonë në vitin 1985, dhe asokohe nuk pati një reagim nga pala helene. Reagimi erdhi në vitin 2009-të kur kjo zonë u konsiderua si strategjike. Por cilat janë arsyet që me ngulm po synohen kërkimet nga pala greke në zonën Joni 5? Pajtim Bello thotë: “Çështje interesash strategjike. Është nafta, mbetet në perspektivë kalimi i një gazsjellësi, pra nëse duan të konkurrojnë TAP, është gazsjellësi që vjen nga Greqia, Turqia, që futet ose nga Italia ose nga krahu jonë”. 

 

​l.v

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.