Merkel vjen në Ballkan, viziton Tiranën, Beogradin dhe Sarajevën, por anashkalon Shkupin

Postuar në 01 Qershor, 2015 23:52

Agjensia e lajmeve INA raporton se kancelaria Angela Merkel në muajin korrik do të vizitojë Ballkanin, mirëpo në agjendën e saj nuk gjendet Shkupi. Sipas televizionit “N1”, i cili i është referuar burimeve nga qeveria gjermane dhe qeveria e Bosnje Hercegovinës, Merkel fillimisht do të vizitojë Tiranën dhe Beogradin, kurse më pas do të qëndrojë në Sarajevë, ku do të marrë pjesë në dërgimin e kufomave të bnaorëve të vrarë në masakrën e Srebrenicës. Agjensia e lajmeve INA shkruan gjithashtu se deri tani nuk është konfirmuar se kancelarja gjermane do të qëndrojë edhe në Shkup. Gjermania ishte një nga vendet e para të Bashkimit Evropian që kërkuan hetim ndërkombëtarë për ngjarjet e Kumanovës.

 

l.v

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.