Arkiv-Lajme
Mësuesi që u arrestua për marrëdhënie seksuale me nxënësen 12 vjeçaren në Divjakë. “Pse u tregove prindërve, do të kisha çuar të abortoje!”
62-vjeçari Demir Hoxha, mësues i shkollës 9-vjeçare në fshatin Kryekuq të Divjakës është arrestuar nga policia pasi akuzohet për marrëdhënie seksuale me një nxënëse 12 vjeçare. Denoncimi është bërë nga familjarët e nxënëses së dhunuar seksualisht me inicialet A.K., eme të cilën 62 vjeçari kryente marrëdhënie rregullisht në ambjentet e shkollës. Policia njoftoi se “U bë ndalimi i shtetasit Demir Hoxha, i datëlindjes 28.03.1953, lindur ne Gramsh dhe banues në fshatin Zharnec, Divjakë, me profesion mësues.
Dy standardet e KQZ-së për dorëheqjet e kandidatëve, dy pranohen tre refuzohen
KQZ ka zbatuar dje standarde të dyfishta në pranimin e dorëheqjes së disa kandidatëve për bashkitë e vendit, ndërkohë disa të tjerëve ua ka refuzuar. “Panorama” sqaron se dy ditë pasi vendosi një standard të ri, duke deklaruar mospranimin e dorëheqjes së asnjë kandidati, siç ishte rasti i Kurbinit dhe kandidatit Altin Biba, dje KQZ bëri të kundërtën, duke miratuar dorëheqjen e kandidatëve në Memaliaj dhe Sarandë. Fillimisht, në qytetin e Kuçovës, kandidati i Frontit të Majtë, me kryetar Marko Dajtin, ka kërkuar që emri i tij të mos përfshihet në fletën e votimit.
Në gusht Basha i dha leje ndërtimi vetes. Donte të zgjerohej me një kat shtesë, bashkia thotë se lejen e fitoi si qytetar i thjeshtë
Kryetari i bashkisë së Tiranës dhe njëkohësisht kreu i opozitës, Lulzim Basha ka firmosur më datë 1 gusht të vitit të kaluar një leje për familjen e tij, më qëllim ndërtimin e një kati shtesë në pallatin ku ai banon. Gazeta “Shekulli” I referohet një doklument të bërë public nga kandidati i mazhorancës për bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj. Në lejen e firmosur nga vetë Basha thuhet se shtesa do të bëhet në godinën pranë stadiumit “Qemal Stafa”, në rrugën “Skerdilajd Llagami”, zona e parkut të madh.
“Dajti”, hoteli më modern i Ballkanit u përdor për 10 vjet si banjë publike, tanimë Këshilli Kombëtar i Restaurimit pezullon punimet për zyra Banke
Prej pothuajse 10 vitesh, që nga ccasti kur iu vu dryni dhe iu bë inventari i pjatave, pirunëve dhe shandanëve, ai u la në mëshirë të erozionit dhe asgjë tjetër. Për një kohë të gjatë u përdor si banjë publike pasi i mungonte dhe rrethimi i duhur me një gardh ku të mos lejohej të kalonte kush. Tanimë kemi një pamje krejt të re të një prej godinave simbol të kryeqytetit. Në vend të hotelit luksoz dhe gjithë shkëlqim, sot gjen një ngrehinë pa asnjë identitet të rrethuar me llamarina.
Bojaxhi: Ata që financojnë Veliajn dhe dr. Kosovën presin të përfitojnë 50-fish prej tyre
Kandidati i pavarur për kryetar i Bashkisë së Tiranës, Gjergj Bojaxhi, ka folur sot në emisionin “Studio e Hapur” të Eni Vasilit lidhur me pikat konkrete të programit të tij për kryeqytetin. Kur edhe dy javë na ndajnë nga zgjedhjet lokale të 21 qershorit, Bojaxhi është ndalur tek mënyra sesi financojnë fushatën kandidatët e tjerë për Tiranën, ndërsa theksoi se se asnjë prej partive kryesore nuk ka treguar për çerek shekulli se nga u vinë paratë.
“Zbulimi” i Bylykbashit për një pakt pastrimi të kandidatëve, që mazhoranca e ka refuzuar. Dhe një lojë bajate e të gjithëve me dekriminalizimin
Është data 2 qershor 2015, më pak se tre javë nga data e zgjedhjeve lokale. Sot PD përmes deputeti Bylykbashi deklaroi se i ka kërkuar mazhorancës që të largojnë të gjithë kandidatët për zgjedhjet e 21 qershorit që kanë rekorde kriminale, së bashku, përmes firmosjes së një pakti. Partia Demokratike e paska bërë këtë propozim para dy javësh, por nuk ka marrë asnjë përgjigje dhe sot Bylykbashi bëri transparencën e tre pikave të paktit:
Ndodh edhe kështu: SHISH padit Prokurorinë në gjykatë se nuk heton vjedhjen e një prone të Shërbimit me dokumente false
Shërbimi Informativ Kombëtar bën një padi në prokurori se i kanë tjetërsuar një pronë të institucionit me dokumente false, por prokuroria i pushon hetimet. Atëherë çfarë ndodh? E thjeshtë, SHISH padit në gjykatë prokurorinë.
Blater, karshillëku ndaj SHBA-së nuk zgjat shumë. 79 vjeçari zviceran dorëhiqet nga FIFA dhe thërret kongres të jashtëzakonshëm
Nuk ka zgjatur shumë kokëfortësia dhe “karshillëku” i 79 vjeçarit zviceran, pasi Sep Blater vetëm katër ditë pas rizgjedhjes në mandatin e pestë si Presidenti i FIFA-s, ka njoftuar sot dorëheqjen. Ende nuk është dhënë asnjë shpjegim për largimin e Blatter, por ai ka thirrur
Kantieri i Pashalimanit, M.Vulaj e kërkon për prerje anijesh të vjetra. Rreziku për mjedisin dhe turizmin
Sipas një shkrimi investigativ në gazetën Dita, shqiptaro-amerikani Martin Vulaj po përpiqet
Krimi dhe politika bashkë në fushatë. Një mashtrim që nuk po e ndal dot as “partneri strategjik”
Vizita e ambasadorit amerikan në KQZ, është padyshim lajmi më i rëndësishëm i këtyre zgjedhjeve, pasi dëshmon problemin më serioz të tyre. Askush në Shqipëri nuk po sheh program, seriozitet në premtime, qasje ndryshe ndaj problemeve, apo edhe integritet në përzgjedhjen e kandidaturave. Rasti më domethënës është Tirana, ku PS-ja ka emëruar një kandidat që premton çdo gjë, pa mbajtur përgjegjësi për ato që thotë, kurse PD-ja ka eksperimentuar me një kandidaturë gjysmë politike, e cila në çdo rast nuk prodhon kosto.