Ndodh edhe kështu: SHISH padit Prokurorinë në gjykatë se nuk heton vjedhjen e një prone të Shërbimit me dokumente false

Shërbimi Informativ Kombëtar bën një padi në prokurori se i kanë tjetërsuar një pronë të institucionit me dokumente false, por prokuroria i pushon hetimet. Atëherë çfarë ndodh? E thjeshtë, SHISH padit në gjykatë prokurorinë.
Nga të dhënat e padisë depozituar në Gjykatën e Tiranës, A1 Report mëson se bëhet fjalë për një kallëzim të vitit 2014 të pushuar nga prokuroria, ndërsa SHISH kërkonte nisjen e hetimeve për një tjetërsim të pronës së këtij institucioni me dokumente të falsifikuara. Pasi një seancë e zhvilluar më datë 1 qershor dështoi nga mungesa e përfaqësuesit të prokurorisë, palët pritet të përballen në gjykatë më datë 16 qershor. Gjykata do vendosë nëse prokuroria duhet të rihapë hetimet për falsifikimin e dokumenteve apo të lërë në fuqi vendimin e pushimit të çështjes. Por megjithëse vendimin e merr drejtësia, pak arsyetim mund të bëhet: Kështu, nëse prokuroria nuk ka dashur ta hapë çështjen, dmth se SHISH pretendon pa të drejtë se i kanë vjedhur pronën, apo prokuroria mbron vjedhësin...?
a.k
Comments
Te gjithe akuzojne te gjithe,
<p>Te gjithe akuzojne te gjithe, sepse vjedhin te gjithe. </p><p>A ka teprue gja edhe per neve o jo? Ha,ha,ha.</p>
Add new comment