Bojaxhi: Ata që financojnë Veliajn dhe dr. Kosovën presin të përfitojnë 50-fish prej tyre

Kandidati i pavarur për kryetar i Bashkisë së Tiranës, Gjergj Bojaxhi, ka folur sot në emisionin “Studio e Hapur” të Eni Vasilit lidhur me pikat konkrete të programit të tij për kryeqytetin. Kur edhe dy javë na ndajnë nga zgjedhjet lokale të 21 qershorit, Bojaxhi është ndalur tek mënyra sesi financojnë fushatën kandidatët e tjerë për Tiranën, ndërsa theksoi se se asnjë prej partive kryesore nuk ka treguar për çerek shekulli se nga u vinë paratë.
Në intervistën me gazetaren Eni Vasili, kandidati Bojaxhi shprehu shqetësimin për mënyrën sesi financohen sipas tij kandidatët e propozuar për Bashkinë e Tiranës nga partitë e vogla apo të mëdha.
“Administrata është e korruptuar, do testohen ata që duan të jenë pjesë e Bashkisë. Kandidatët e së majtës po gënjejnë më shumë në gjithë Shqipërinë. Kush e financon fushatën e Erion Veliajt? S’dimë nga vinë lekët e kandidatëve”, tha Bojaxhi.
Ndërsa u shpreh se problemi në Tiranë është politik, jo ideologjik, Bojaxhi tha se duhet të diskutohet për problemet reale që shqetësojnë qytetarët.
“Ka ardhur koha që ne të diskutojmë në thelb se çfarë nuk shkon me ne, cilat janë problematikat që kemi, dhe si duhet t’i zgjidhim”, tha Bojaxhi.
Cilat janë shtysat që ju kanë çuar në ndryshimin e gjuhës së fushatës?
Nuk mendoj se kam ndryshuar retorikën. Nuk i jam referuar ndonjëherë sondazheve. Për ne gjuha është e njëjtë. Problematika që shpreha është e ngjashme në të gjithë vendin. Tirana është një shembull më i plotë i problematikës që ka gjithë vendi.
Keni ndonjë projekt më të madh se Tirana, do të bëheni kryetar i ndonjë partie?
Brenda grupimit “Ne Tirana” ka një mesazh që duam ta artikulojmë për mbarë vendin. Unë nuk jam në krye të kësaj, dhe kjo do të ngelet kohës për t’u parë. Por kjo lëvizje do të përcjellë mesazhin në mbarë vendin. Unë mendoj se nuk ka ndonjë dallim të madh sot në ideologjinë botërore. Modeli ekonomik në gjithë botën është kapitalizmi. Ne sot kemi një problem me korrupsionin.
Ju jeni përtej të majtës dhe të djathtës
Ne jemi njerëz që jemi përtej këtyre. Problemi që kemi në në qytet nuk ka të bëjë me të majtën apo të djathtën. Nuk ka nevojë ti thuash hajdutit i majtë apo i djathtë, ne kemi parti politike që nuk i dimë se me çfarë financohen. Një nga partitë dhe kandidatët nuk e ka bërë këtë gjë, ndaj kjo është gjeneza e korrupsionit. Nuk dimë se kush i financon. Ne i kemi bërë publike financimet tona. Ne e kemi thënë se mbështetjen tonë e kemi marrë nga qytetarët. Kosto e fushatës sonë është modeste. Partitë politike të mëdha kanë harxhuar deri tanin mbi gjysmë miliard euro. Kush i financon?
Si i jeni shmangur kësaj krize?
jam shmangur duke mos u korruptuar. Unë kur thoni ‘keni qenë pjesë e sistemit’ nuk mendoj se të gjithë punonjësit administratës publike janë të korruptuar apo ata njerëz janë të emëruar dhe kanë ndikim politik. Emërimin në postin e KESH e kam marrë kur kam qenë në Uashington, s’kam pasur marrëdhënie politike. Në PD jam anëtarësuar në 2009, kam pasur role publike dhe nuk kam qenë i përfshirë në procesin e drejtpërdrejt të PD-së. KESH ka pasur një korrupsion shumë të lartë. Unë kam bërë punën time që ky institucion të jepte rezultate tek qytetarët. Besoj se e kam bërë, pasi as opozita nuk ka pasur reagime.
Ka një lloj bashkëfajësie midis dy palëve të politikës kur vjen puna për të denoncuar …
Jam dakord që ka bashkëveprim mes forcave politike. Politika ka përdorur KESH si lopë për ta mjelë. Besoj se roli im ka qenë për ta kthyer atë në një kompani transparente. Besoj se e kam arritur këtë në dy vite e gjysmë që kam menaxhuar kompaninë. Nuk besoj se gjithë punonjësit e kompanive janë të korruptuar. Gjithmonë do ketë njerëz të ndershëm në administratë.
Ju premtoni një administratë model në Bashki?
Do ta shohim këtë pas 21 qershorit. Duam t’i japim Tiranës drejtimin e duhur nga një njeri që ka aftësi menaxheriale. Nuk besoj se ka pasur ndonjë rast ku unë të kem mbajtur interesin politik, para atij të qytetarëve. Unë nuk jam prokuror dhe nuk kam menaxhuar korporatën për të parë se çfarë kanë bërë të tjerët. Fakti që unë u largova nga korporata ka qenë për faktin se unë pashë sesi bëheshin ndërhyrje për mënyrën sesi duhet të menaxhohej KESH-i, dhe unë për këtë dhashë dorëheqjen.
Ju flisni për antinepotizëm, por si do ta bëni kur të keni një Këshill Bashkiak, propozuar nga këto parti. Do ju duhet të gjeni dhe konsensusin, duke ia hequr këto plagë?
Kushtetuta e ka caktuar qartë që Këshilli dhe kryetari duhet të jenë të pavarura. Ne nuk shkelim parimet e Kushtetutës. Sa i takon Këshillit Bashkiak, ai miraton buxhetin, por nuk menaxhon në thelb pronën. Meqë klasa politike është e korruptuar nuk duhet doemos të bashkëpunojmë. Ne sot do kishim një tjetër qytet, nëse do bëhej më shumë. Në mënyrë sistematike kryetarët e bashkive kanë firmosur shkatërrimin e parkut të liqenit, ne kemi treguar në rastin poshtë digës është firmosur për kthimin dhe dhënies së lejes.
Të qëndrojmë tek mënyra se si Bojaxhi do e zgjidh konfliktin..Përveç se nuk po më thoni zgjidhjen se ata do vinë nga produkti i partive të mëdha, nga do vinë këta njerëz të pakorruptueshëm? Ku do i gjeni?
Këshilli Bashkiak ka të drejtë të miratojë buxhetin. Bashkia e Tiranës do e mbështes atë buxhet. Nëse kërcënohen qytetarët, atëherë ne po themi se kemi klasë politike që vendos. Në këtë rast kemi të drejtë të shohim se kush vendos. unë nuk besoj se Këshilli Bashkiak, kur Tirana të ketë një kryetar të pavarur për tu dhënë një jetë më të mirë qytetarëve, pasi nuk ka militantë dhe njerëz që të dalin dhe të shajnë kryeministrin, ka një administratë që do u shërbeje atyre.
Kjo është administrata e vetme dhe e para që është e pakorruptueshme..Si?
Unë, kur kam shkuar në KESH mund të kem zëvendësuar vetëm këshilltarët e kabinetit të drejtorit. Administrata shqiptare di të punojë shumë mirë kur punohet me dinjitet e drejtësi. Skam ardhur të them se 4-5 mijë punonjës janë të korruptuar. Ka me mijëra që janë të ndershëm e korrekt. Ky do jetë morali i kësaj administrate, kush do të punojë, është i mirëpritur. Unë e kam bërë qartë se të gjithë punonjësit e administratës do merren me konkurs, pasi ka kapacitete njerëzore për të zënë ato vende për të qenë të lira.
Cili është modeli mbi të cilin ju diskutoni?
Ne jemi një grup profesionistësh të rinj, që kemi kohë që diskutojmë sesi mund ta ndryshojmë këtë lloj debati publik që ne kemi. Ne po diskutojmë: A ka rinia shqiptare të ardhme? A ka interesin të studiojë e të punojë? Po flasim se ky model qeverisje që kemi, nuk i jep të rinjve nxitje. Por i çon ata të futën nëpër forume politike, për të gjetur në të ardhmen një vend pune. Si grupim, si probleme që ne kemi diskutuar, nuk ka asgjë të improvizuar. Janë 6 kandidatura për bashkinë e Tiranës, 5 janë të propozuar nga parti të vogla apo të mëdha. Në krahasim me pjesën tjetër të garuesve, ne i kemi shpallur gjërat para kohe. Ka shumë qytetarë të Tiranës që kishin frikë të jepnin firmën, edhe pse shpreheshin se do na mbështesnin.
Nga kush janë kapur institucioni?
Nga korrupsioni, nga imoraliteti.
Besoni se Shqipëria qeveriset nga oligarkë?
Ne nuk jemi si Rusia, pasi s’kemi ato lloj pasurisë dhe të kemi oligarkë. Kemi një grup njerëzish që prishin rrotacionin që shërbejnë tek të dyja palët. Kryeministri ka firmosur në atë kohë që të hiqeshin nga parku i liqenit disa objekte edhe pse ishin me leje, dhe më vonë ky njeri firmosi lejë të reja ndërtimi. Gjë që e ka bërë dhe kryetari aktual. Jam i vetmi anëtar i Këshillit Bashkiak në vitin 2009 që kam denoncuar një ndërtim tek liqeni dhe kam marrë t4elefonata nga anëtar të lartë të PD-së. Kur ndahen loto të mëdhaja këto palë merren shumë mirë me njëri-tjetrin. Si kryeinspektor në atë kohë kishte të drejtë të merreshe me ndërtimet pa leje, dhe jo me ndërtimet me leje. Edhe në rastin e pallatit në Vlorë kemi çuar ankesën tonë dhe e kemi çuar për kallëzim penal. Tek zona e parkut të Liqenit janë bërë veprime dhe shkelje nga të dyja palët. Kjo klasë politike, me ‘qetësi dhe dashuri’ është duke shkatërruar këtë vend.
A janë “utopike” këto premtime?
Duhet t’i tregojmë qytetarëve se mashtrimet se do marrim me shumë fonde, nuk mjaftojnë, pasi Tirana është një gropë e zezë, që nuk dihet se ku shkojmë paratë. Për t’i treguar qytetarëve të Tiranës sesi këta po gënjejnë, është t’u tregosh sesi po sillen në mbarë vendin. Nuk na thonë sesi do qeveriset Bashkia e Tiranës, ku do t’i gjejë paratë Veliaj. Duhet të bëhet një administrim i borxhit. Jemi të zhytur në borxhe, por problemi është se veç kësaj ne nuk kemi as zhvillim ekonomik. Atëherë si do t’i shlyejmë këto borxhe. Por ne nuk kemi një model që të inkurajojmë të aftin të ecë përpara. Partitë në nivel kombëtar apo lokal nuk tregojnë sesi i financojnë fushatat. Dhe kjo na çon të mendojmë se financohet nga biznese që duan të përfitojnë më pas. Kanë dhënë leje pallatesh, por nuk kanë punuar për infrastrukturën e nevojshme për t’ia ofruar këtyre qytetarëve.
Ju do i vini skanerin njerëzve që do bashkëpunoni?
Në radhë të parë duhet të themi nëse duhet të pranojmë këtë sistem apo të bëjmë diçka. Ne duhet tu japim qytetarëve të Tiranës nëse duan të shohin një model tjetër.
Nëse e pranojmë ne qytetarët e Tiranës, si do i zgjidhni konfliktet e brendshme?
Për çfarë konflikti? Problemi që kemi për të zgjidhur është shtimi i hapësirave publike. unë jam kundër kësaj klase politike, dhe do bëjmë referendum qytetar. Kam nevojë që qytetarët e Tiranës të votojnë me referendum për gjerat që ata kanë interes, siç mund të jenë zonat e gjelbra. Ne duhet të bëjmë referendum për të rregulluar infrastrukturën e kryeqytetit, kopshte, çerdhe, lulishte, etj. pasi ndryshe do krijojmë një qytet me beton.
Si do bashkëpunoni me partitë?
Problemi i Tiranës nuk është se nuk ka marrë kredi. Zotit Rama i intereson të inkurajojë njerëzit se nëse nuk je në qeveri nuk bashkëpunon me qeverinë. Durrësi nuk ka pasur bllokime projekte dhe buxheti. Ky lloj argumenti është për të trembur qytetarët e Tiranës. Ne nuk i përkulemi para presionit dhe kjo klasë politike po na kërcënon se nuk rregullojmë dot jetën e qytetarëve. Vendimi për pezullimin e punës tek diga për ndërtimin e pallateve është një dhënë si një proces korruptim, që nga kryeministri i vitit 2004 e deri në vazhdim. Kandidatët duhet të flasin hapur se çfarë mendojnë për këtë. Unë do thoja se jam kthyer në tetor të 2005 në Shqipëri, dhe kam qenë në moshën 31 vjeç. Pa dashur të jap ndonjë ndjesi të gabuar, kam qenë dhe naiv dhe idealit, naiviteti më ka ngelur, idealizmi më ka ikur. Nuk jam i përfshirë në këtë pjesë. Nuk është çështja se s’duan t’ja dinë për qeverinë qendrore, por problemi bazë të Tiranës kanë të bëjnë me administrimin e Tiranës. Ne kemi nevojë të kuptojmë se problemet tona janë të thella dhe janë akumuluar ndër vite. Ajo që unë ofrojë është shumë e qartë, që të ndalojmë shkatërronin e Tiranës. Mund ta bëjmë dhe pa bashkëpunim me qeverinë qendrore, por do bashkëpunojmë dhe me Këshillin Bashkiak. Jemi të gatshëm të bëjmë bisedime të hapura me këto parti për të bashkëpunuar për rregullimin e Tiranës.
Ju nuk keni deklaruar asnjëherë se do dilni fitues nga kjo garë….
Çdo garë është për të fituar, por më rëndësishme është që qytetarët e Tiranës të shprehin qartë se çfarë duan. Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë.
Sa ka kushtuar fushata deri tani?
Të gjitha i kemi bërë publike dhe janë në faqen e interneti dhe në FB. nuk, jam financieri i fushatës. Nuk bëj administrim teknik. Nuk e di sesa është shuma e dhuruar. Të njëjtën gjë dhe për shpenzimet. E rëndësishme është që ne gjatë fushatë do e bëjmë transparente dhurimin e qytetarëve dhe do jetë më e lirë sesa të tjerat.
Është hera e parë që aplikohet kjo fushatë donacioni nga qytetarët. Si është pritur?
Ky është një model amerikan. Është pritur mirë, por ka shumë qytetarë që kanë frikë të na mbështesin me kontribute, pasi kanë frike se mos emri i tyre bëhet publik nga palët e tjera politike. Kanë frike se mos penalizohen nga tatimet, siç është rasti i biznese. Kompanitë e celularëve do na jepnin një mbështetje, ku qytetarët të na mbështesin me një sms, ku të na transferonin nga 2-3 mijë lekë donacion. Por disa kompani kanë hezituar. Siç ka një klimë frike nga qytetarët se punojnë në administrata
Ç’mund të na thoni për dy kandidatët e Bashkisë së Tiranës?
Skam pse bëjë komente nga ana manaxheriale për këta kandidat. Nuk mund të flas për një që është më energjik, dhe një tjetër që ka eksperiencë. Kam shprehur pikëpyetje për kandidatin e majtë.
S’mund të thoni se Rama ka qeverisur njësoj si Basha?
Basha si kryetar bashkie është katastrofë, por ka dhënë më pak leje ndërtimi. Ato leje që ka dhënë janë shumë të këqija, Zoti Rama ka dhe më shumë sesa Basha leje ndërtimi. Një pjesë e tyre ka qen të këqija, disa normale. Të dy kanë bërë projekte për interesat të caktuara në qytet. të dy kanë shkatërruar cilësinë e jetesës së qyteti, njëri më gjatë apo më shkurtë.
E nisët fushatën në online, e më pas në terren, si do e vazhdoni?
Ne e kemi nisur online dhe në terren. Ka shumë televizione që nuk na kanë transmetuar, falënderoj News24 se na ka dhënë çdo kronikë. Siç duket preken interesat e ndërtuesve. Ato tv që kanë interes të na transmetojnë fushatën, i vlerësoj.
Re.Pu.
Comments
fiton, s'fiton, bojaxhi e
<p>fiton, s'fiton, bojaxhi e merr voten time me tre-hapsh</p>
Eshte i vetmi qe po flet per
<p>Eshte i vetmi qe po flet per problemet reale te qytetit, ndersa Erioni dhe Halimi nuk dihet per ca po bejne fushate. </p>
Nuk e kam pare, as takuar,
Nuk e kam pare, as takuar, kurre Gjergj Bojaxhiun, por ai po shpreh ate qe mendojne tere shqiptaret e paimplikuar qellimshem per te rrembyer prene e te tjeteve.
Nese shqiptaret duan te shpetojne e kane Njeriun per te cin duhet te votojne. Nese duan te vazhdojne te mashtrohen, le te votojne per partite e Verberise.
Eni Vasili e respejtuesheme, kur Mentor Nazarko simbol i tranzicionit te perdorur dhe te korruptuar, qe Gjergji sugjeron ta nderroj me vote civile.
Add new comment