Arkiv-Lajme
Një kroate, kandidate për të zëvendësuar Ban Ki Moon në OKB?
Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara pas ikjes së Ban Ki Moon, mund të jetë ministrja e jashtme kroate Vesna Pusiç. Sipas “The Indipendent”, 62 vjecarja Pusiç ka shprehur ambicien për të garuar për këtë post. Sipas formulës, vitin e ardhshëm Sekretari i Përgjithshëm i OKBsë duhet të jetë një europian.
Nafta kap rekord të ri, shitet deri në 184 lekë
“Çmimi i naftës në tregun vendas, ka arritur një rekord të ri” raporton “Vizion Plus”. Këtë fundjavë, një litër nafte ka kaluar kufijtë e 180 lekëve. “Në disa nga pikat e tregtimit të hidrokarbureve, një litër shitet me afro 183-184 lekë. Kjo është rritja e tretë brenda këtij vitit. Në muajin janar, një litër nafte shitej me afro 160 lekë. Importuesit ia adresojnë këtë shtrenjtim, rritjes së çmimit në tregjet ndërkombëtare” thuhet në kronikë, ku evidentohet gjithashtu se me këto ritme të shtrenjtimit të naftës, çmimi mund t’i afrohet nivelit prej 190 lekësh.
Kryeministri foli “për drejtorë që po na nxjerrin bojën”. Erjon Braçe ecën më tej, e quan Shefin e Qarkullimit të Lushnjes “rrugaç”(video)
Pas kryeministrit në Shkodër, ku nga një regjistrim audio në takimin me struktura të PS-së, u shpreh se “në të gjithë territorin kemi drejtorë që po na nxjerrin bojën”, është kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, i cili konfirmon një rast tjetër të problemeve të mëdha që janë krijuar nga emërimet e ndryshme. Braçe, në një takim me banorë të zonës së vet elektorale në Divjakë, e quan Shefin e Qarkullimit të Lushnjes, një rrugaç, për të cilin “kam 6 muaj që i them qeverisë sime ta heqë dhe nuk po e heqin”.
Kryeministri në Vlorë: "Koncesioni i Rinasit, vepër antikombëtare e një qeverie socialiste"
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka qenë në Vlorë ku ka prezantuar kandidatin e mazhorancës për zgjedhjet lokale të 21 qershorit. Përveç çështjeve të fushatës elektorale, Rama ka përmednur edhe koncesionin e Rinasit, dhënë nga Fatos Nano, e që sanksionoi ekskluzivitetin e një komopanie të vetme. “Për fat të keq një qeveri socialiste ka bërë një marrëveshje tërësisiht anti-kombëtare me koncesionin e dhënë për aeroportin e Tiranës duke i dhënë ekskluzivitetin asaj kompanie për të gjithë qiellin e Shqipërisë. Që ne të bëjmë një aeroport tjetër duhet të marrim leje nga ata.
A do të sjellë zgjidhje të krizës politike vizita e komisionerit Hahn në Shkup?
Pas pak ditësh në Maqedoni do të mbërrijë komisioneri europian Johannes Hahn. Portalet në Maqedoni kanë nisur të shkruajnë për skenare të ndryshme të asaj çfarë mund të ndodhë me qeverisjen. Duke cituar “plusinfo-n”, portali “Zhurnal” raporton se një nga opsionet është ai që për të paktën 6 muaj apo një vit të mos dorëhiqet kryeministri Gruevski por me marrëveshje politike të përfaqësohen subjektet politike në kabinet. “Nuk do të më pëlqente një zgjidhje e tillë”, komentoi burimi i “Plusinfo”, por është e ditur se kompromisi që do të gjendet, nëse gjendet, nuk do t`i pëlqejë askujt.
Sandër Simoni paralajmëron në “Ora News” : Së shpejti në bankën e të akuzuarve zyrtarë të lartë
Funksionarë të lartë shtetërorë dhe të zgjedhur vendorë , si zv/ministra, prefektë e kryetarë bashkish, pritet të ulen në bankën e të akuzuarit në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Në një interviste për “Ora News”, kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda Sandër Simoni deklaron se numri i çështjeve ka tendenca të rritet pasi të tilla janë edhe rastet që po hetohen aktualisht. Duke ju referuar statistikave rezulton se në 5 vite, nga viti 2009 deri në vitin 2013 , kjo gjykatë ka dhënë 274 vendime për korrupsion.
Malaj te “Monitor”: Ekonomia po vuan nga mungesa e besueshmërisë
Eksperti i ekonomisë Arben Malaj, president i Institutit për Politikat Publike dhe Mirëqeverisjen (IPPM), sugjeron, se strategjia më e mirë për të çuar ekonominë përpara është reduktimi i paqartësive të individëve dhe biznesit dhe rritja e pritshmërive pozitive në ekonomi. “Aktualisht konstatohet një risk nga mosrealizimi i të ardhurave buxhetore, por janë disa opsione për ta amortizuar atë pa shkuar në panik për ndryshim e taksave apo përkeqësim të administrimit fiskal”, thotë Malaj në intervistë për revistën ekonomike “Monitor”.
A po jep rezultat për rritjen ekonomike programi i qeverisë me FMN?
Ekonomia shqiptare po përballet me një sërë vështirësish muajt e fundit dhe ekspertët e ekonomisë sugjerojnë që të ndiqet një rrugë tjetër nga ajo që po ndiqet për sigurimin e rritjes ekonomike. Duke folur për “Ora News”, Mateo Spaho dhe Gjergj Erebara janë të mendimit se projekti i qeverisë dhe i Fondit Monetar Ndërkombëtar për rigjallërimin e ekonomisë nuk po jep rezultat.
Polemika për mënyrën sesi u rizgjodh Isa Mustafa në krye të LDK-së
Mënyra e zgjedhjes së Isa Mustafës në krye të LDK-së nuk ka kaluar pa polemika. Referuar asaj çfarë raportojnë mediat në Kosovë, mënyra e votimit dhe mungesa e rivalit ka shkaktuar pikëpyetje. Mediat raportojnë se përveç dy votave kundër, ka pasur edhe delegatë që kanë braktisur sallën në shenjë proteste për mosrespektim të Statutit, i cili parashikon votim të fshehtë.
Mustafa rizgjidhet në krye të LDK-së
Isa Mustafa është rizgjedhur kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. “RTK” raporton se delegatët kanë votuar në mënyrë të hapur. Mustafa,që mban edhe detyrën e kryeministrit, mori besimin e delegatëve të pranishëm për një mandat të ri, me vetëm 2 vota kundër.
http://www.rtklive.com/?id=2&r=32450
n.k