Arkiv-Lajme
Zgjedhjet vendore në Itali, test për Renzin
Në Itali mbahen sot zgjedhjet vendore. Ato konsiderohen edhe si një test i rëndësishëm për kryeministrin Matteo Renzi, që kërkon një rezultat të fortë në mënyrë që të vazhdojë me reformat e nisura. Në këto votime janë thirrur 23 milionë italianë. Zgjedhjet zhvillohen për të zgjedhur krerët e 7 rajoneve.
“Express”: Isa Mustafa në prag të mandatit të dytë në LDK
Në Kosovë sot mbahet Kuvendi 8 Zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Isa Mustafa e Vjosa Osmani do të testojnë fuqinë politike për kreun e partisë. “Express” raporton se zyrtarët e lartë të kësaj partie kanë thënë se ky është Kuvendi i Unitetit ndërsa në titull paralajmëron fitoren e Mustafës.
http://www.gazetaexpress.com/lajme/isa-mustafa-ne-prag-te-mandatit-te-dyte-ne-ldk-104506/
n.k
Ndahet nga jeta Beau Biden, djali i zëvëndëspresidentit amerikan
Djali i zëvëndëspresidentit të Shteteve të Bashkuara Joe Biden është ndarë nga jeta pas një beteje kundër kancerit në tru. Beau Biden ishte 46 vjeç dhe Prokuror i Përgjithshëm, në shtetin Delaware. "Nuk ka fjalë që shprehin dhimbjen e familjes” tha zëvëndëspresidenti për djalin e tij. “Ansa” raporton se zëvëndëspresidenti ka kujtuar gjithashtu se ai “ua ka kushtuar jetën të tjerëve” si avokat, si major në Kosovë e në luftën e Irakut për të cilën edhe është dekoruar.
Meta zbulon ato që i quan parimet e veta: “Më mirë tolerant sesa arrogant”. Dhe bën një ftesë për shqiptarët: “Vota për PD-në është votë për konfliktin”
Gjithë shqiptarët duhet të besojnë vetëm te një parti, ose më saktë te një koalicion. Përndryshe ata i fryjnë konfliktit politik. Këtë ka lënë të kuptohet Ilir Meta në Lezhë, kur ka prezantuar kandidatin e shumicës. “Partia Demokratike është në drejtimin e gabuar, me keq akoma, është në drejtim të paditur sepse po përpiqet që përmes këtyre zgjedhjeve të shtojë konfliktin politik. Nuk ka çfarë i duhet Shëngjinit, Lezhës, dhe gjithë Shqipërisë konflikti politik. Boll kanë të enjten. Unë e di se ç’heq ditën e enjte me gjithë ato mesazhe që më vijnë.
Njësoj si Berisha, apo ca më keq? Gjinushi: “Kolegji dhe KQZ janë sjellë ndaj nesh siç u soll Ristani ndaj PS-së në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës në 2011”
“Kolegji Zgjedhor është ulur në gjunjë para PS-së dhe LSI-së, ka shkelur Kushtetutën duke mohuar të drejtën për kandidim. Janë vendime politike të parapregatitura, të financuara politikisht, ekonomikisht, me të tëra mjetet. Është një fatalitet se pas 23 qershorit në zgjedhjet e radhës ndodh që për 40 ditë rresht diskutohet se kush janë kriteret e kandidimit...Kolegji dhe KQZ janë sjellë ndaj nesh siç u soll Ristani ndaj PS-së në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës në 2011”.
Deri më tani, Gjergj Bojaxhi është i vetmi në Drejtimin e Duhur të Vërtetë: Publikon listën e financuesve të fushatës
Gjergj Bojaxhi publikoi dje listën e personave që e financojnë dhe shumat e dhëna. “Partitë s’kanë guxim ta bëjnë, sepse fshehin klientët e tyre”, shkruan në Facebook Bojaxhi. Lista do të përditësohet çdo të premte ka shtuar Bojaxhi, ndërkohë që rivalët e tij, Erion Veliaj dhe Halim Kosova nuk kanë bërë prezent donacionet. Një gjë e tillë do duhej pritur më shumë nga Veliaj, meqenëse ky premton rilindjen e Tiranës. Nëse hedhim një sy të shpejtë, fushata e PS-së dhe LSI-së në Tiranë nuk vuan nga fondet. Duket më mirë kjo sidomos kur në takime është edhe Ilir Meta i LSI-së.
s.z
Autostrada 1 miliard euro Nish-Durrës, brenda 15 ditësh Rama-Vuçiç pritet të nënshkruajnë protokollin e ndërtimit
Serbia dhe Shqipëria do të nënshkruajnë një protokoll për ndërtimin e një autostrade prej 1 miliardë eurosh që do të lidhë Nishin me portin Adriatik të Durrësit, bëri të ditur sot ministrja serbe e Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës Zorana Mihajloviç. Gazeta “Exspress” shkruan se dokumenti do të nënshkruhet brenda 15 ditësh nga kryeministri serb Aleksandar Vucic dhe homologu i tij shqiptar Edi Rama, të cilët diskutuan për ndërtimin e autostradës gjatë vizitës dy ditore te Vuçiç në Shqipëri gjatë javës, tha Mihajlovic për televizionin shetëror serb RTS.
Roja bregdetare italiane shpëton 4200 refugjatë në Mesdhe
Agjensitë e lajmeve italiane raportojnë se roja bregdetare ka shpëtuar mbi 4200 refugjatë në ujërat e Mesdheut. Roja bregdetare ndërhyri dje me mbështetjen e marinës italiane si dhe të anijeve gjermane dhe irlandeze që veprojnë në kuadër të operacionit Triton të Bashkimit Evropian. Roja bregdetare tha se kishte nxjerrë 17 trupa. Nuk është e qartë shkaku i vdekjes së viktimave, por zyrtarët italianë kanë rrëfyer kushte të rënda për refugjatët në anije.
Rrëfehet ish-negociatori i akuzuar, kundëradmiral Kristaq Gërveni: S’i kemi falur asnjë metër katror det Greqisë. Pres që të bëhet rinegociimi
I akuzuari kryesor për paktin e kufirit detar me Greqinë thotë se e ka shpirtin në paqe. Në një intervistë për “Ora News”, anëtari i grupit negociator mohon se në marrëveshjen me shtetin helen, t’i jetë falur qoftë edhe një metër det Greqisë. “Nuk është falur asnjë metër. Ne mendojmë kemi bërë më të mirën dhe kemi marrë aq sa na takon. Vërejtjet që ishin, ishin përgjithësisht ndaj ligjit të detit, ai ligj i detit është ratifikuar nga Parlamenti shqiptar. Në qoftës e ka vërejtje për atë, le ti kërkohet Parlamentit që të heqë ratifikimin e atij ligji. Zoti.
Apeli i gazetës “Kathimerini”: Duhet fqinjësi e mirë mes Greqisë dhe Shqipërisë
Gazeta “Kathimerini” boton shkrimin: “Liderët duhet të guxojnë” drejtuar lidershipit në Greqi dhe Shqipëri ku flitet për mënjanimin e debateve dhe dueleve verbale për hir të një fqinjësie të mirë. Gazeta e madhe greke, “Kathimerini” i ka bërë thirrje lidershipit në Athinë dhe Tiranë që të lenë duelet verbale dhe të shohin se të ecin bashkarisht si dy fqinj të mirë. Në komentin me titull “Liderët duhet të guxojnë”, analisti i njohur Stavros Tzimas, analizon zhvillimet e fundit në marrëdhëniet greko-shqiptare.