Roja bregdetare italiane shpëton 4200 refugjatë në Mesdhe

Agjensitë e lajmeve italiane raportojnë se roja bregdetare ka shpëtuar mbi 4200 refugjatë në ujërat e Mesdheut. Roja bregdetare ndërhyri dje me mbështetjen e marinës italiane si dhe të anijeve gjermane dhe irlandeze që veprojnë në kuadër të operacionit Triton të Bashkimit Evropian. Roja bregdetare tha se kishte nxjerrë 17 trupa. Nuk është e qartë shkaku i vdekjes së viktimave, por zyrtarët italianë kanë rrëfyer kushte të rënda për refugjatët në anije. Shumë prej refugjatëve ishin tepër të lodhur, të ekspozuar ndaj kushteve të natyrës, ndaj etjes dhe dhunës gjatë udhëtimit me mjete të papërshtatshme për atë itinerar. Kohët e fundit ka pasur një shtim të dyndjes së imigrantëve. Vëzhguesit thonë se situata kaotike në Libi, ku shumë nga imigrantët e fillojnë udhëtimin drejt Evropës, lejon për një trafik të tillë. Shumë nga refugjatët janë nga Siria, Nigeria, Mali dhe Eritrea dhe largohen për t’i shpëtuar dhunës, persekutimit politik dhe varfërisë ekstreme.
Comments
Roja bregdetare e qafirve
<h1 property="dc:title"> </h1><p align="left" class="MsoNormal"><span style="font-size:
12.0pt;font-family:"Times New Roman","serif";mso-ansi-language:IT"> </span><span style="font-size: 1.2em; line-height: 1.7em;">Roja bregdetare e qafirve italiane shpëton në Mesdhe 4200 refugjatë nga vendet afro-aziatike falimentare te qeverisuna me ligjet e sheriatit.</span></p>
Add new comment