Arkiv-Lajme

PORTRET/ Justina Aliaj, Bernarda e fortë e skenës shqiptare

Postuar në 30 Maj, 2015 10:29

nga Leonard Veizi

 

Kryeministrin e vë përpara entuziazmi: flet edhe “për një Këlcyrë të Re”

Postuar në 30 Maj, 2015 09:08

Fushata elektorale po përshkohet nga premtime që të bëjnë të mendosh se në Shqipërinë e pas 21 qershorit, lumuturia dhe mirëqenia do t’i zënë derën çdo shqiptari. Për marrëveshje duhet të biem dakord se ndërtimi i shesheve, apo rehabilitimi i ndonjë rruge, mund të ketë njëfarë kuptimi për qytete të mëdha, për të cilat ndoshta duhet të ketë një objektiv si rilindja urbane. Dhe edhe në këtë rast nuk është se këto premtime duhet t’i bëjë kudo dhe kurdoherë kryeministri.

Gabimet e ekspertëve dhe profesorëve që flasin për marrëveshjen e detit. Një replikë e ish-shefit të shtabit të FLD-së

Postuar në 30 Maj, 2015 07:50

Për marrëveshjen e detit me Greqinë është shkruar e po shkruhet shumë. Në fillim, kur marrëveshja u firmos askush nuk kuptonte se për çfarë ishte fjala, derisa media të vendeve fqinj qarkulluan lajmin dhe rëndësinë e tij. Dikush doli më pas dhe kuptoi, u botua në gazeta diçka, e mjegullt; se kishte një problem me koordinatat, për të mbërritur më në fund te protagonizmi i Myslim Pashajt, ekspert hartograf, i cili publikoi edhe një libër.

Ndeshja me Armeninë, UEFA gjobit me 50 mijë FSHF-në për parullat raciste të tifozëve shqiptarë

Postuar në 30 Maj, 2015 07:44

UEFA gjobit me 50 mijë FSHF-në për ndeshjen me Armeninë Komisioni i Disiplinës së UEFA-s ka gjobitur Federatën Shqiptare të Futbollit me 50 mijë euro për ndeshjen Shqipëri-Armeni, e fituar 2-1 nga kuqezinjtë e De Biazit. Shkak për këtë gjobë janë parullat raciste të tifozëve shqiptarë dhe hedhja e fishekzjarrëve në fushë. Pas këtij vendimi, Federata Shqiptare e Futbollit ka kërkuar mirëkuptim dhe më shumë sensibilizim nga tifozët kuqezi, në mënyrë që në ndeshjet e ardhshme të mos kryejnë të tilla gjeste, që dëmtojnë imazhin e Shqipërisë dhe sigurisht edhe financat e Federatës.

Shqipëri- Greqi, marrëveshje bashkëpunimi për luftën ndaj krimit ndërkufitar. Çako: Policia nuk ka as gjuhë, as shtet

Postuar në 30 Maj, 2015 06:17

Kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako është takuar të premten në Janinë me homologun e tij grek, Dimitros Tsaknakis. Ky i fundit shprehu vendosmërinë e shtetit grek për të forcuar më tej bashkëpunimin dhe marrëdhëniet dypalëshe.  Çako tha se policinë nuk e dallon dhe e ndan as gjuha apo shtetësia. Palët ranë dakord për forcimin e bashkëpunimit për parandalimin e migracionit ilegal dhe luftës ndaj krimit ndërkufitar. Pikë tjetër ishte dhe rritja dhe forcimi i bashkëpunimit në fushën e krimit të organizuar, trafikut të drogave dhe trafikimit të qënieve njerëzore.

Vrasja e trefishtë në Tiranë, “arrest me burg” shtetasit italian Salvatore Letizzia

Postuar në 30 Maj, 2015 05:21

Vrasja e trefishtë në Tiranë, “arrest me burg” shtetasit italian Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë paraditen e së shtunës masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj shtetasit italian Salvatore Letizzia, pjesëmarrës në vrasjen e trefishtë të ndodhur të mërkurën në Tiranë. Mësohet se Letizzia në seancën gjyqësore ka refuzuar të japë shpjegime mbi ngjarjen që tronditi kryeqytetin. Konkretisht, shtetasi italian, i dyshuar si vrasës me pagesë, akuzohet për vrasjen e Mentor Doçit, fotoja e të cilit iu gjet në zotërim pas ngjarjes.

Inspektoriati për Mbrojtjen e Territorit ndërhyn sërish tek diga e Liqenit Artificial, ribllokon punimet: Nuk u zbatua vendimi i gjykatës

Postuar në 30 Maj, 2015 04:10

“News 24”  raporton se Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit ka ribllokuar punimet për bllokun e pallateve pranë digës së Liqenit Artificial. Sipas IKMT­së, firma ndërtuese nuk ka zbatuar vendimin e gjykatës. Burime zyrtare kanë theksuar për “News 24” se punimet nuk mund të vijonin ndërkohë që gjykata ishte shprehur me vendim. Gjykata Administrative e Apelit ka hedhur poshtë kërkesën e firmës “Gener 2”, që po ndërton pallatet tek Diga e Liqenit në Tiranë, për të shpallur të paligjshëm vendimin e Inspektoriatit Ndërtimor, që vendosi ndërprerjen e punimeve në këtë kantier.

Përballja për Shkodrën/ Debati në “Studio e Hapur”, Keti Bazhdari akuzon se Voltana Ademi i ka vjedhur programin

Postuar në 30 Maj, 2015 03:46

Dy kandidatet për Bashkinë e Shkodrës, Keti Bazhdari dhe Voltana Ademi, janë përballur mbrëmë në emisionin “Studio e Hapur” e Eni Vasilit. Gjatë emisionit, Bazhdari e ka akuzuar Ademin se i ka vjedhur programin copy-­paste. Por, Ademi ka shmangur të përgjigjet, duke thënë se duhet të ruajmë etikën. “Flas për plagjiaturë sepse programi juaj ka dalë direkt pas tonit. Keni marrë frymën dhe strukturën tonë, plagjiaturë e pastër, copy paste nga projektet e organizatave. Plagjiatura e dytë po prape nga Eptiza, zhvillimi i zonave rurale.

Daçiç flet për ndarje të Kosovës si zgjidhje ideale: Kosova të marrë territorin në jug të lumit Ibër, kurse Serbisë t’i dorëzohet veriu

Postuar në 30 Maj, 2015 02:18

Sipas Klan Kosova zëvendëskryeministri serb, Ivica Daçiç, ka thënë se idesë së autonomisë së Kosovës, të propozuar nga presidenti serb Tomislav Nikolliq, i ka ikur koha. Daçiç ka thënë se kosovarët nuk do ta pranonin një gjë të tillë, ashtu sikur serbët nuk do ta pranojnë pavarësinë e Kosovës. Daçiç mendon se Serbisë nuk do t’i kërkohet ta njohë pavarësinë e Kosovës si kusht për integrim në BE, pasi, sipas tij, as BE-ja nuk mban një qëndrim karshi shtetësisë kosovare. “Për momentin, askush në Bruksel nuk e di se çfarë do të përmbajë marrëveshja.

Skënder Minxhozi në “Top Channel”: Rama mund të shmangte deklaratën kundër Athinës

Postuar në 30 Maj, 2015 01:27

Analisti Skënder Minxhozi, i ftuar në studiot  e edicionit qendror informativ në “Top Channel”, foli për zhvillimet më të fundit. Dukefolur për vizitën e  Aleksandër Vuçiç në Tiranë Minxhozi tha se këtë herë nuk u pa ajo klimë e tendosur, dhe kjo falë jo vetëm qëndrimit të të zotit të shtëpisë, por edhe të qëndrimit të kryeministri Vuçiç, që kishte ardhur në Tiranë, jo për t’i hedhur benzinë zjarrit të vitit të kaluar, por për të ndërtuar një marrëdhënie politike që mund të jetë një premisë e mirë për marrëdhënie të tjera shumë më të gjera mes dy vendeve.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme