Skënder Minxhozi në “Top Channel”: Rama mund të shmangte deklaratën kundër Athinës

Postuar në 30 Maj, 2015 01:27

Analisti Skënder Minxhozi, i ftuar në studiot  e edicionit qendror informativ në “Top Channel”, foli për zhvillimet më të fundit. Dukefolur për vizitën e  Aleksandër Vuçiç në Tiranë Minxhozi tha se këtë herë nuk u pa ajo klimë e tendosur, dhe kjo falë jo vetëm qëndrimit të të zotit të shtëpisë, por edhe të qëndrimit të kryeministri Vuçiç, që kishte ardhur në Tiranë, jo për t’i hedhur benzinë zjarrit të vitit të kaluar, por për të ndërtuar një marrëdhënie politike që mund të jetë një premisë e mirë për marrëdhënie të tjera shumë më të gjera mes dy vendeve. Ndërsa duke folur për  raportet me Athinën të cilat kanë marrë një tjetër acarim pas deklaratave të kryeministrit Rama, se nuk negociojmë interesin kombëtar për hir të fqinjësisë së mirë, Minxhozi tha: “Nëse do të kërkonim një moment më delikat për të mbledhur udhëheqësit e rajonit në Tiranë, zor se do të gjenim një të tillë. Ky është Ballkani, prodhon drama, incidente dhe probleme orë e çast. Nota e stonuar e Tsiprasit dhe mospjesëmarrja greke, ishte, si të thuash, një gjë e pashmangshme sepse marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë muajt e fundit, kanë qenë vërtetë të vështira. Mendoj se reagimi i Athinës zyrtare pas deklaratave të Ramës, tregon sesa e lartë është temperatura mes dy palëve. Unë mendoj që kryeministri shqiptar edhe mund ta kishte frenuar gjuhën në prani të Vuçiç. Ato deklarata në drejtim të Athinës edhe mund të ishin lënë pa bërë, sepse realisht Shqipëria nuk është se nuk e ka bërë të qartë qëndrimin e saj, edhe sa i përket kufirit detar, edhe problemeve të tjera me shtetin fqinj, por reagimi i Athinës ishte pasojë direkte e atyre deklaratave. Por edhe gjerë se kaq, edhe qëndrimi i Tiranës zyrtare për të penguar me çdo kusht projektet greke në detin Jon për kërkimin e naftës dhe të gazit dhe kjo temperaturë politike nuk thotë asgjë të mirë edhe në ditët e ardhshme”.

Comments

Submitted by 28nendori (not verified) on

<p>qenkan sekelldisur ushtaret e greqise ne tirane &nbsp;nga qendrimi i rames! &nbsp;po ca pret nga njerez pa shtylle kurrizore si puna e ketyre gjasme analisteve,qe i ka kapur per hunde lobi grek ne tirane?!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.