Përballja për Shkodrën/ Debati në “Studio e Hapur”, Keti Bazhdari akuzon se Voltana Ademi i ka vjedhur programin

Postuar në 30 Maj, 2015 03:46

Dy kandidatet për Bashkinë e Shkodrës, Keti Bazhdari dhe Voltana Ademi, janë përballur mbrëmë në emisionin “Studio e Hapur” e Eni Vasilit. Gjatë emisionit, Bazhdari e ka akuzuar Ademin se i ka vjedhur programin copy-­paste. Por, Ademi ka shmangur të përgjigjet, duke thënë se duhet të ruajmë etikën. “Flas për plagjiaturë sepse programi juaj ka dalë direkt pas tonit. Keni marrë frymën dhe strukturën tonë, plagjiaturë e pastër, copy paste nga projektet e organizatave. Plagjiatura e dytë po prape nga Eptiza, zhvillimi i zonave rurale. Aq kopjim është sa plagjiatura 5 është marrë nga menaxhimi i Parkut Kombëtar Tomorr në Berat, të pacituar po për menaxhimin e mbetjeve urbane.”, akuzoi Keti Bazhdari

Duhet respektuar etikë, akuza është e pavend dhe jashtë normave…Në momentin që ne i referohemi një dokumenti strategjik që është publik është i mundur është një bazë e financuar… Kam pasur rastin të punoj për projektin e zhvillimit Eptiza të të gjitha dokumenteve për disa Bashkinë nuk fillojmë asnjëherë nga viti zero, Ekspertet që kanë punuar në Shkodër që janë pjesë e organizatave ndërkombëtare janë pjesë e punës në stafit tonë historiku është pjesë e realizimit të strategjive jemi mbështetur diku për programin tonë për një platformë të strukturuar. Ne nuk mund ta fillojmë nga zero”, u shpreh Voltana Ademi.

Comments

Submitted by mir (not verified) on

<p>po ca lesh programi thoni......politika shqipetare ecen me program rrumpalle , keni 25 vjet eshte kthyer vendi si kandahar</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.