Daçiç flet për ndarje të Kosovës si zgjidhje ideale: Kosova të marrë territorin në jug të lumit Ibër, kurse Serbisë t’i dorëzohet veriu

Sipas Klan Kosova zëvendëskryeministri serb, Ivica Daçiç, ka thënë se idesë së autonomisë së Kosovës, të propozuar nga presidenti serb Tomislav Nikolliq, i ka ikur koha. Daçiç ka thënë se kosovarët nuk do ta pranonin një gjë të tillë, ashtu sikur serbët nuk do ta pranojnë pavarësinë e Kosovës. Daçiç mendon se Serbisë nuk do t’i kërkohet ta njohë pavarësinë e Kosovës si kusht për integrim në BE, pasi, sipas tij, as BE-ja nuk mban një qëndrim karshi shtetësisë kosovare. “Për momentin, askush në Bruksel nuk e di se çfarë do të përmbajë marrëveshja. Mirëpo, është e vërtetë se neve do të na kërkohet të nënshkruajmë një marrëveshje ligjore me Prishtinën”, ka thënë ai për gazetën “Vecernje Novosti”, transmeton Klan Kosova. Sipas tij, zgjidhja ideale e çështjes së Kosovës do të ishte ndarja e saj. Kosova do të merrte territorin në jug të lumit Ibër, kurse Serbisë t’i dorëzohej veriu.
Comments
Prandej kohet e fundit ka
<p>Prandej kohet e fundit ka dale propozimi qe eshtnat e Isa bej Boletinit te çvendosen nga Mitrovica (Veriu i Kosoves-Jugu i Serbise) ne Vlore. Pra kjo ideja e Daçiçit si duket po zen vend.</p>
Add new comment