Vrasja e trefishtë në Tiranë, “arrest me burg” shtetasit italian Salvatore Letizzia

Postuar në 30 Maj, 2015 05:21

Vrasja e trefishtë në Tiranë, “arrest me burg” shtetasit italian Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë paraditen e së shtunës masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj shtetasit italian Salvatore Letizzia, pjesëmarrës në vrasjen e trefishtë të ndodhur të mërkurën në Tiranë. Mësohet se Letizzia në seancën gjyqësore ka refuzuar të japë shpjegime mbi ngjarjen që tronditi kryeqytetin. Konkretisht, shtetasi italian, i dyshuar si vrasës me pagesë, akuzohet për vrasjen e Mentor Doçit, fotoja e të cilit iu gjet në zotërim pas ngjarjes.  I arrestuar pak momente më vonë, ai deklaroi para hetuesve se kishte qëlluar në ajër dhe jo ndaj personave. Por Salvatore Letizia rezulton se është dhe anëtar i Camorras në Itali. 34 vjeç nga Napoli, me disa preçedentë penalë për trafik armësh dhe droge, dyshohet që në Tiranë ai të ketë mbërritur me misionin e vrasësit me pagesë. Prishja e pazareve te drogës dhe një vrasje e ndodhur në Holandë para një muaji dyshohet se janë shkaqet e përplasjes me armë mes bandave në bulevardin “Zogu i Parë”, më 27 maj 2015.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.