Inspektoriati për Mbrojtjen e Territorit ndërhyn sërish tek diga e Liqenit Artificial, ribllokon punimet: Nuk u zbatua vendimi i gjykatës

“News 24” raporton se Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit ka ribllokuar punimet për bllokun e pallateve pranë digës së Liqenit Artificial. Sipas IKMTsë, firma ndërtuese nuk ka zbatuar vendimin e gjykatës. Burime zyrtare kanë theksuar për “News 24” se punimet nuk mund të vijonin ndërkohë që gjykata ishte shprehur me vendim. Gjykata Administrative e Apelit ka hedhur poshtë kërkesën e firmës “Gener 2”, që po ndërton pallatet tek Diga e Liqenit në Tiranë, për të shpallur të paligjshëm vendimin e Inspektoriatit Ndërtimor, që vendosi ndërprerjen e punimeve në këtë kantier.
Në janar, kreu i IKMT, nëpërmjet një urdhri, shpalli të pavlefshëm vendimet e Bashkisë së Tiranës për ndërtimin e pallateve shumëkatëshe, të kompanisë ndërtuese “Gener 2” sh.p.k. Fakti që këto ndërtime do të kryheshin në zonën e Parkut të Madh të Tiranës dhe shumë pranë Digës së Liqenit, u shoqërua me debat të madh publik.
Add new comment