Arkiv-Lajme

Dako premton pas 8 vjetësh në krye të Bashkisë së Durrësit: “Taksa e pasurisë për bizneset do të ulet me 30%”

Postuar në 28 Maj, 2015 05:38

Edhe pse përfaqësues të PS-së akuzojnë kandidatët e PD-së se po bëjnë premtime që nuk kanë lidhje me pushtetin vendor, duket se edhe vetë mazhoranca po merr premtime të ngjashme. Kështu Vangjush Dako, kandidat i PS-së në Durrës, ka premtuar ulje të taksës së pasurisë. “Taksa e pasurisë për bizneset do të ulet 30 përqind për t’i dhënë një shtysë dhe ndihmë rritjes dhe zhvillimit të bizneseve.

Forumi ekonomik i Vjenës, Mustafa e Vuçiç shtrëngojnë duart në Tiranë

Postuar në 28 Maj, 2015 04:51

Ajo që pritej nuk ndodhi. Në nisje të Forumit Ekonomik të Vjenës që zhvillon sot ditën e dytë të punimeve në Tiranë, kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është takuar me kreun e qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa. Vuçiç dhe Musatafa kanë qenë në shoqërinë e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri i Maqedonise Gruevski dhe disa të ftuarve të tjerë dhe duket se takimi mes tyre ka qenë miqësor. Madje Vuçiç ka pasur një shtrëngim duarsh me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa.

Kryeministri Isa Mustafa: Kosova, çështjet e hapura me Serbinë do t’i zgjidhim me dialog

Postuar në 28 Maj, 2015 04:42

“Ne po bëjmë përpjekje që shumë çështje që i kemi të hapura me fqinjët tanë, sidomos me Serbinë, t’i zgjidhim me dialog në interes të stabilitetit dhe paqes në këtë pjesë të Evropës dhe do të vazhdojmë edhe më tutje të ndërtojmë baza të tilla të bashkëpunimit”, theksoi sot Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa. Gjatë fjalës së tij në Forumin Ekonomik të Vjenës që po mbahet në Tiranë, Mustafa theksoi se “për ne është më rëndësi që bashkarisht të punojmë të ndërtojmë paqe në këtë pjesë të Evropës, të ndërtojmë stabilitetin përmes bashkëpunimit tonë në zhvillimin ekonomik.

Sektori i energjisë kalon me fitim. Vetëm për janar-prill, OSHEE ka paguar tatimin mbi fitimin prej 600 milionë lekë, që është rritje e të ardhurave nga tatimi fitimi në rreth 30 %

Postuar në 28 Maj, 2015 04:32

Shlyerja e detyrimeve për pagesën e energjisë elektrike ka kthyer sektorin në ndihmë për buxhetin. Sipas revistës “Monitor”, “ Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka paguar tatimin mbi fitimin për periudhën janar-prill në një vlerë prej 600 milionë lekë duke kontribuar kështu në rritjen e të ardhurave nga tatimi fitimi me rreth 30 për qind. Nga ana tjetër buxheti nga krahu i shpenzimeve kurseu rreth 800 milionë lekë si shpenzime të llogaritura për të subvencionuar blerjen e energjisë”.

Apeli i Gruevskit: Drejtuesit e vendeve të E. Juglindore, duhet të jenë të kujdesshëm e të përgjegjshëm në deklaratat dhe mesazhet e tyre

Postuar në 28 Maj, 2015 04:16

Kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski, që merr pjesë në forumin e e Vjenës që mbahet në Tiranë, ka përcjellë disa mesazhe publike që lidhen me qëndrimin e vendeve fqinj të Maqedonisë ndaj kësja të fundit. “Një ndër gjërat e rëndësishme janë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë mes nesh mes vendeve të rajonit. Sepse me bashkëpunim të mirë, projekte të përbashkëta ekonomike mund të ecim përpara dhe të ndihmojmë njëri tjetrin.

Basha në “Tonight Ilva Tare”: Kosova zgjidh ngërçin politik, Veliaj masha e Ramës të marrë Tiranën

Postuar në 27 Maj, 2015 15:54

Kur kanë ngelur vetëm pak ditë nga zgjedhjet vendore të 21 qershorit, kryetari i PD-së Lulzim Basha foli në një intervistë ekskluzive përballë gazetares Ilva Tare ku tregoi planet, ofertën e opozitës dhe bëri një bilanc të punës së tij në krye të bashkisë së Tiranës të cilën e drejtoi për 4 vjet. “Rama s’e kapërdiu dot humbjen e 2011, dhe koston e cmirës politike e projektoi tek projektet dhe qtytetarët e Tiranës. Kam bërë gjithçka për të ofruar bashkëpunim aty ku ishte ngërc artificial , por zgjidhjen e kemi në tavolinë dhe është zoti Kosova” tha Basha.

“Monitor”/ Serbia në “avantazh” në tregti dhe investime me Shqipërinë; importet 8 herë më të larta se eksportet

Postuar në 27 Maj, 2015 15:42

“Monitor” shkruan se Serbia ka qenë vitet e fundit shumë konkurrente në raport me Shqipërinë në tërheqjen e investimeve të huaja, sidomos nga Italia. Benetton, Ferrero Rocher, Geox janë disa raste, ku investitorët italianë, pasi kanë studiuar të dyja tregjet kanë zgjedhur Serbinë për të investuar. Shqipëria ka realizuar 3.5% të gjithë volumit tregtar me Serbinë për 3 mujorin e parë të këtij viti, sipas statistikave të raportuara nga INSTAT. Bizneset serbe kanë arritur të gjejnë rrugën për të çarë në tregun shqiptar.

Terror në mes të Tiranës, 3 të vrarë me armë zjarri

Postuar në 27 Maj, 2015 15:27

Tre persona mbetën të vdekur nga një shkembim zjarri që ndodhi rreth orës 19  në bulevardin Zogu i Parë në kryeqytet. Viktimat janë Besnik Sulku 34 vjeç, Gerti Goxha 33 Vjeç dhe Mentor Lufi 39 vjeç.

Sipas policisë, Mentor  Lufi së bashku  me  shtetasin  Gerti  Goxhaj  kanë qënë ulur  në një kafe  pranë Fakultetit  të Shkencave të Natyres. Jashtë kafes ishin duke pritur dy nipërit e Mentor Lufit. Pasi kane dalë nga kafja, shtetasi Mentor Lufi ka hipur në mjetin  tip BMË që drejtohej nga Gerti Goxhaj.

Konferenca mbi radikalizmin fetar: Shqipëria duhet t'u kundërvihet ideologjive të grupeve ekstremiste

Postuar në 27 Maj, 2015 15:17

Instituti Shqiptar për Marrëdhënie Ndërkombëtare organizoi konferencën mbi radikalizmin dhe ekstremizmin fetar si një kërcënim për sigurinë. Duke diskutuar mbi rastin e Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor ambasadori amerikan Donald Lu tha se vendet anembanë botës janë duke luftuar me kërcënimin që paraqet ekstremizmi në emër të fesë. “Ne duhet të mbetemi të përkushtuar në luftën kundër organizatave terroriste. Lufta kundër ekstremizimt të dhunshëm fillon me refuzimin e grindjeve fetare nga ana e udhëheqësve politikë, shoqërorë dhe fetarë.

Anulohet darka e delegacionit serb në Durrës. Do të mbahet në Tiranë

Postuar në 27 Maj, 2015 12:50

Mediat raportojnë se darka e parashikuar të mbahej në Durrës e ku do të merrte pjesë edhe delegacioni serb, është anuluar. Nukm dihen arsyet, por “Top-Channel” referon burime policore që thonë se “se delegacioni serb, i kryesuar nga kryeministri Aleksander Vuçiç, ka ndryshuar axhendën”. TCh shton se darka mund të mbahet në Tiranë.

s.z 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme