Basha në “Tonight Ilva Tare”: Kosova zgjidh ngërçin politik, Veliaj masha e Ramës të marrë Tiranën

Kur kanë ngelur vetëm pak ditë nga zgjedhjet vendore të 21 qershorit, kryetari i PD-së Lulzim Basha foli në një intervistë ekskluzive përballë gazetares Ilva Tare ku tregoi planet, ofertën e opozitës dhe bëri një bilanc të punës së tij në krye të bashkisë së Tiranës të cilën e drejtoi për 4 vjet. “Rama s’e kapërdiu dot humbjen e 2011, dhe koston e cmirës politike e projektoi tek projektet dhe qtytetarët e Tiranës. Kam bërë gjithçka për të ofruar bashkëpunim aty ku ishte ngërc artificial , por zgjidhjen e kemi në tavolinë dhe është zoti Kosova” tha Basha. Ai shtoi se “s’ka asnjë krahasim mes tij e Rames dhe se përballë kandidatit socialist Erion Veliaj të cilin e quajti “mashë politike e Ramës për të marrë drejtimin e Tiranës” opozita përzgjodhi figurë si Halim Kosova që i shërben të majtëve e të djathtëve pa dallim. “21 qershori eshte shans për tu shprehur me votë dhe për ti thënë ndal keqqeverisjes, mos mbajtjen e premtimeve por dhe për krizën ekonomike dhe rritjen e papunësisë. Rënies në pikiatë të konsumit. Me këto zgjedhje kërkojmë të vlerësojmë dhe ofertën tonë për të dalë nga kjo situatë e rrënimit. Oferta jonë është e qartë: ulje taksash, ulje e çmimit të energjisë dhe karburantit. Zgjedhjet marrin vulën e një referendumi popullor”, tha Basha.
Add new comment