Sektori i energjisë kalon me fitim. Vetëm për janar-prill, OSHEE ka paguar tatimin mbi fitimin prej 600 milionë lekë, që është rritje e të ardhurave nga tatimi fitimi në rreth 30 %

Shlyerja e detyrimeve për pagesën e energjisë elektrike ka kthyer sektorin në ndihmë për buxhetin. Sipas revistës “Monitor”, “ Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka paguar tatimin mbi fitimin për periudhën janar-prill në një vlerë prej 600 milionë lekë duke kontribuar kështu në rritjen e të ardhurave nga tatimi fitimi me rreth 30 për qind. Nga ana tjetër buxheti nga krahu i shpenzimeve kurseu rreth 800 milionë lekë si shpenzime të llogaritura për të subvencionuar blerjen e energjisë”. Pagesa këto që kanë ardhur pas operacionit represiv ndaj qytetarëve, pasi edhe sot që flasim shteti mbetet debitori më i madh ndaj KESH-it. Pra për mospagesën e energjisë elektrike.
http://www.monitor.al/energjia-merr-kthesen-tani-mbush-gropat-e-qeverise/
s.z
Add new comment