Apeli i Gruevskit: Drejtuesit e vendeve të E. Juglindore, duhet të jenë të kujdesshëm e të përgjegjshëm në deklaratat dhe mesazhet e tyre

Kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski, që merr pjesë në forumin e e Vjenës që mbahet në Tiranë, ka përcjellë disa mesazhe publike që lidhen me qëndrimin e vendeve fqinj të Maqedonisë ndaj kësja të fundit. “Një ndër gjërat e rëndësishme janë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë mes nesh mes vendeve të rajonit. Sepse me bashkëpunim të mirë, projekte të përbashkëta ekonomike mund të ecim përpara dhe të ndihmojmë njëri tjetrin. Bashkëpunimi rajonal mbledh të gjithë udhëheqësit e vendeve të Europës juglindore dhe duhet të jenë të kujdesshëm e të përgjegjshëm në deklaratat në mesazhet që dërgojnë sepse pjesa më e madhe e qytetarëve tanë i ndjekin këto mesazhe dhe çdo mesazh i thënë në mënyrë jo të përshtatshme në mënyrën jo të duhur mund të krijojë një ndesi negative tek qytetarët dhe nuk do të ishte e mirë dhe do ishte e vështirë më pas të të zgjidhnim këtë ndjesi”, tha Gruevski.
s.z
Add new comment