Kryeministri Isa Mustafa: Kosova, çështjet e hapura me Serbinë do t’i zgjidhim me dialog

“Ne po bëjmë përpjekje që shumë çështje që i kemi të hapura me fqinjët tanë, sidomos me Serbinë, t’i zgjidhim me dialog në interes të stabilitetit dhe paqes në këtë pjesë të Evropës dhe do të vazhdojmë edhe më tutje të ndërtojmë baza të tilla të bashkëpunimit”, theksoi sot Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa. Gjatë fjalës së tij në Forumin Ekonomik të Vjenës që po mbahet në Tiranë, Mustafa theksoi se “për ne është më rëndësi që bashkarisht të punojmë të ndërtojmë paqe në këtë pjesë të Evropës, të ndërtojmë stabilitetin përmes bashkëpunimit tonë në zhvillimin ekonomik. Jemi në një fazë në të cilën mosmarrvëshjet tona dhe konfliktet tona t’i shndërrojmë në ura të bashkëpunimit, ura të zhvillimit të përbahkët dhe është në synimet tona të përbashkëta që të gjithë së bashku të gjendemi në familjen e përbashkët të Bashkimit Evropian”. “Në Kosovë kemi punuar së bashku me Shqipërinë autostradën, e cila na lidh me Shqipërinë dhe me të cilën në dëshirojmë të lidhemi dhe me Serbinë në mënyrë që kjo autosdradë t’i shërbejë komunikimit ekonomik dhe komunikimit mes qytetarëve të vendeve tona si dhe të ulë shpenzimet e bashkëpunimit ekonomik dhe të çojë edhe me tutje këtë bashkëpunim ekonomik, po punojmë edhe me lidhjen tonë në bashkëpunim me Madeoninë”, nënvizoi Mustafa.
Add new comment