Arkiv-Lajme

Ngjela mbështet Veliajn, por i jep disa këshilla për të nesërmen, që të jetë vërtet në drejtimin e duhur

Postuar në 26 Maj, 2015 15:51

Kritik gjithnjë e më frekuent i kryeministrit Rama, avokat Spartak Ngjela është shfaqur sot në krah të kandidatit të së majtës për Tiranën, Erion Veliaj, në një takim me banorët e Njësisë Nr. 2 të kryeqytetit. Ngjela edhe pse ka mbështetur publikisht kandidatin Veliaj duke theksuar se ai është një figurë e pa korruptueshme, nuk ka harruar të japë disa këshilla për të nëse bëhet kryetar i bashkisë.

Blindohet Tirana "nacionaliste", më shumë se 1300 policë për vizitën e Vuçiç në Tiranë

Postuar në 26 Maj, 2015 14:18

Vizita e kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç në Tiranë është e një rëndësie politike dhe historike për marrëdhëniet mes dy vendeve, kjo sepse është hera e parë një një kryeministër i Serbisë viziton shtetin shqiptar. Përtej këtij konteksti, nga kjo vizitë nuk pritet ndonjë zhvillim që ka të bëjë me bashkëpunimin apo raportet e dy vendeve. Kjo për faktin se është një vizitë që lidhet me mbajtjen në Tiranë të Forumit Ekonomik të Vienës dhe samitin e kryeministrave të rajonit. Një rrugë e dy punë për kryeministrin Vuçic që në nivel biletaral nuk pritet të thotë më shumë nga sa tha në Beograd.

Kurum mbi gjysmë milioni euro borxh KESH-it, Korporata padit kompaninë turke

Postuar në 26 Maj, 2015 13:06

Edhe pse është pronare e dy hidrocentraleve të Bistricës në jug të vendit, kompania turke e çelikut Kurum, e cila vepron në zonën e Metalurgjikut të Elbasanit ka një borxh të madh ndaj KESH. Faturat e papaguara prej saj të energjisë elektrike, kanë shkaktuar një detyrim në vlerën e 750 milionë lekëve të vjetra. Për këtë arsye KESH e ka paditur kompaninë turke, që vepron prej shumë vitesh në vendin tonë dhe ka kërkuar sekuestron e saj. Pak kohë më parë KURUM-it iu pezullua aktiviteti për shkak të abuzimeve me ndotjen, edhe pse mediat raportuan se kompania vazhdoi të punonte gjithsesi.

Komunikata e UÇK-së së re: Tradhtarët Ahmeti-Thaçi dhe disa politikanë të Kosovës do ta paguajnë atë që ndodhi në Kumanovë

Postuar në 26 Maj, 2015 10:37

Masakrën e Kumanovës e kanë organizuar banda e Ali Ahmetit, Menduh Thaçit dhe disa politikanëve të Kosovës, në bashkëpunim me vrasësit e popullit shqiptar, Nikolla Gruevskin, Sasha Mijallkovin dhe Gordana Jankullovskën. Kështu thotë komunikata e fundit e grupit që vetëquhet Ushtria Çlirimtare Kombëtare, e nëpërmjet së cilës paralajmërohet se drejtësia do t’i ndëshkojë rëndë tradhtarët.

Spiropali ka bërë kërdinë në dogana, Rama u detyrua ta largojë me urgjencë, thotë lapsi.al

Postuar në 26 Maj, 2015 09:01

Largimi i Elisa Spiropalit nga Doganat shqiptare, sipas Lapsi.al, është bërë për shkak se informacione të rezervuara që mbërritën në dorë të kryeministrit Rama, bënin fjalë për një abuzim të tmerrshëm në dogana që arrinte në miliona euro. Disa struktura të informacionit i kanë raportuar numrit një të qeverisë se një grup doganierësh, që njihej si "grupi i drejtoreshës" i kishin hapur rrugë kontrabandës duke përfituar shuma të mëdha në mënyrë korruptive.

Bojaxhi, disa pyetje Erion Veliajt: Ç’vendime do marrësh për këto projekte ndërtimi?

Postuar në 26 Maj, 2015 07:05

Kandidati i pavarur për bashkinë e Tiranës, Gjergj Bojaxhi, ka reaguar sot ndaj disa deklaratave të Erion Veliajt, kandidati i koalicionit të majtë, lidhur me garën e Bojaxhiut si “njeri i Saliut”. “Para ca javësh, zoti Veliaj kërkoi që denoncimeve t’u vihet emër. Emrat e vendim-marrëse për shkatërrimin e Parkut dhe hapësirave të tjera publike në Tiranë janë emrat e zotërinjve Rama, Berisha dhe Basha. Emrat e përfituesve nga këto ndërtime, Zoti Veliaj mund t’i gjejë në listën e të ftuarve në dasmën e tij”, thotë Bojaxhi.

Statusi i paqëndrueshëm i viktimave të Kumanovës

Postuar në 26 Maj, 2015 06:57

Siç u bë e njohur sot nga Koha Ditore, grupi i shqiptarëve të përfshirë në incidentin e përgjakshëm të Kumanovës, ka qenë në bashkëpunim me shërbimet maqedone. Të paktën një pjesë e tyre. Madje po sipas kësaj gazete që referon shërbimin sekret të Kosovës, plani ka qenë edhe për sulm ndaj një burgu. Tani që këto të dhëna dolën pa nevojën e një hetimi ndërkombëtar, duke i marrë si të mirëqena, ç’ngelet atëherë për të gjithë tamtamet patriotike që u derdhën në gazetat shqiptare?

Loja e pandershme me fotot/E. Braçe publikon foton e vetes të keqtrajtuar më 1996-ën dhe akuzon Berishën. Nuk do harruar sesi ai dhe Rama i rrahën shpatullat Berishës ditën e Gërdecit (Video)

Postuar në 26 Maj, 2015 06:45

Erjon Braçe publikon sot në profilin e vet në “Facebook” një foto te vetes dalë më 26 maj 1996. Braçe është aty i keqtrajtuar nga policia pas zgjedhjeve të atij viti që i vunë vulën tensionit që do të pasonte. Shkruan Braçe: “26 maj 1996!! Berisha, shihe krimin tëndë në fytyrën time. Jo për vete. Si homazh, për çdo socialist të Beratit, Kucovës, Policanit, Skraparit, zonës sime të parë elektorale; aktivistë, anëtarë të PS, komisionerë, burra e gra, djem e vajza të masakruar për votën e lirë!!

Plani i grupit të Kumanovës: Të sulmonin burgun e Gërdofcit për të liruar dy persona të rrezikshëm

Postuar në 26 Maj, 2015 05:04

Koha Ditore e Prishtinës thotë se Agjencia Kosovare e Inteligjencës (AKI) dhe Policia e Kosovës, kanë siguruar disa dëshmi  se katër persona nga grupi i Kumanovës – tre kosovarë dhe një shtetas i Maqedonisë – kishin bashkëpunim me Drejtorinë për Siguri dhe Kundërinteligjencë të Maqedonisë, DBK.

Kokëdhima sulmon Dulen: U dorëhoq për të mbrojtur kandidatët e inkriminuar (e ka fjalën për Belerin)

Postuar në 26 Maj, 2015 03:22

Duke folur në një takim elektoral në Livadhja, ku ka prezantuar koalicionin lokal mes PS dhe partisë minoritare MEGA, deputeti I PS-së Koço Kokëdhima tha sot se Vangjel Dule dha dorëheqje nga drejtimi i Kuvendit për të mbrojtur të inkriminuarit. “Dorëheqja e Dules është një manovër politike, që i shërben atij për të shmangur vëmendjen nga debati elektoral, nga dështimi i qeverisjes vendore si dhe për të shmangur vëmendjen e opinionit publik nga ato kandidatura të inkriminuara që kjo parti ka ofruar me rastin e zgjedhjeve, në më shumë se një bashki,” tha Kokëdhima.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme