Ngjela mbështet Veliajn, por i jep disa këshilla për të nesërmen, që të jetë vërtet në drejtimin e duhur

Postuar në 26 Maj, 2015 15:51

Kritik gjithnjë e më frekuent i kryeministrit Rama, avokat Spartak Ngjela është shfaqur sot në krah të kandidatit të së majtës për Tiranën, Erion Veliaj, në një takim me banorët e Njësisë Nr. 2 të kryeqytetit. Ngjela edhe pse ka mbështetur publikisht kandidatin Veliaj duke theksuar se ai është një figurë e pa korruptueshme, nuk ka harruar të japë disa këshilla për të nëse bëhet kryetar i bashkisë.

“Korrupsioni po i merr shpirtin qytetit. Zoti Veliaj, hiqi korrupsionin qytetit dhe jep modelin tënd me freskinë intelektuale moderne që të karakterizon. Tirana nuk është ende një qytet evropian. I bëjmë qejfin vetes kur themi kështu. Krijoji opinionit publik shqiptar që je i pakorruptuar. Krijo marrëveshje me kryeministrin dhe kthejini dinjitetin Tiranës” – ka thënë ndër të tjera kryetari i Partisë Ligj dhe Drejtësi.

a.k

Comments

Submitted by Vetevrasje pers... (not verified) on

Ngjela ka qene gjithnje si nje i papune, qe del ne Omonia, per nje karrike pune!
Megjithate, ngjalli nje fare respekti per rebelim, kur doli avokat i Berishes, pad 1996/97, sepse PD ishte ne opozite.
Te dalesh Pro ErjonkebVeliajt, kur je rrekur aq gjate per te provuar te qenit Kritike i Pa-tjeter ndaj Edi Rames, eshte si ta hedhesh mbi krye ujrat ne te cilat je lare!
T'i besosh Erjonit kuroren e Sfiduesit te Korrupsionit eshte te besh seriozitet me gishtin nga pas shpines se tjetrit.
Duket se Ngjela ka hyre ne krize. Ngrini gjysmen e shtizes, ne mungese te nje flamuri...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.