Kokëdhima sulmon Dulen: U dorëhoq për të mbrojtur kandidatët e inkriminuar (e ka fjalën për Belerin)

Postuar në 26 Maj, 2015 03:22

Duke folur në një takim elektoral në Livadhja, ku ka prezantuar koalicionin lokal mes PS dhe partisë minoritare MEGA, deputeti I PS-së Koço Kokëdhima tha sot se Vangjel Dule dha dorëheqje nga drejtimi i Kuvendit për të mbrojtur të inkriminuarit. “Dorëheqja e Dules është një manovër politike, që i shërben atij për të shmangur vëmendjen nga debati elektoral, nga dështimi i qeverisjes vendore si dhe për të shmangur vëmendjen e opinionit publik nga ato kandidatura të inkriminuara që kjo parti ka ofruar me rastin e zgjedhjeve, në më shumë se një bashki,” tha Kokëdhima. Qartaz Kokëdhima aludon për kandidimin e Fredi Belerit në Himarë, një person që është dënuar për kontrabandë armësh dhe përfshirje në organizatën MAVI që kreu incidentin e Peshkëpisë.

 

a.k

Comments

Submitted by neritani (not verified) on

<p>Koco,</p><p>Thuaje te inkriminuarin?? &nbsp;Ta dime edhe ne kush eshte?</p><p>&nbsp;</p><p>&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.