Kurum mbi gjysmë milioni euro borxh KESH-it, Korporata padit kompaninë turke

Edhe pse është pronare e dy hidrocentraleve të Bistricës në jug të vendit, kompania turke e çelikut Kurum, e cila vepron në zonën e Metalurgjikut të Elbasanit ka një borxh të madh ndaj KESH. Faturat e papaguara prej saj të energjisë elektrike, kanë shkaktuar një detyrim në vlerën e 750 milionë lekëve të vjetra. Për këtë arsye KESH e ka paditur kompaninë turke, që vepron prej shumë vitesh në vendin tonë dhe ka kërkuar sekuestron e saj. Pak kohë më parë KURUM-it iu pezullua aktiviteti për shkak të abuzimeve me ndotjen, edhe pse mediat raportuan se kompania vazhdoi të punonte gjithsesi. Në rastin konkret, ndoshta një mënyrë e kollajtë shlyerje e borxhit do të ishte kalimi i një sasie energjie për KESH, në vlerën e borxhit.
a.k
Comments
Qytetarët e Shqipërisë me 50
<p>Qytetarët e Shqipërisë me 50 EUR borxh ndaj OSHEE i pret burgu, ndërsa ata me gjysëm miliard EUR nuk i nget gjëmbi. </p><p>Kjo është qeveria e Krenariostëve dhe Kanabistëve. </p>
Add new comment