Bojaxhi, disa pyetje Erion Veliajt: Ç’vendime do marrësh për këto projekte ndërtimi?

Postuar në 26 Maj, 2015 07:05

Kandidati i pavarur për bashkinë e Tiranës, Gjergj Bojaxhi, ka reaguar sot ndaj disa deklaratave të Erion Veliajt, kandidati i koalicionit të majtë, lidhur me garën e Bojaxhiut si “njeri i Saliut”. “Para ca javësh, zoti Veliaj kërkoi që denoncimeve t’u vihet emër. Emrat e vendim-marrëse për shkatërrimin e Parkut dhe hapësirave të tjera publike në Tiranë janë emrat e zotërinjve Rama, Berisha dhe Basha. Emrat e përfituesve nga këto ndërtime, Zoti Veliaj mund t’i gjejë në listën e të ftuarve në dasmën e tij”, thotë Bojaxhi. Dhe bën disa pyetje konkrete me sfond lejet e ndërtimit për Veliajn, duke dhënë dhe opsionin e vet. Si më poshtë:

-A do të anullojë Zoti Veliaj vendimin Rama-Berisha-Basha për kthimin në tokë ndërtimi të rreth 70 hektarëve sipërfaqe përgjatë kurorës së Parkut të Liqenit?

Unë do ta anulloj këtë vendim me referendum të qytetarëve të Tiranës. Zoti Veliaj nuk ka nevojë as për referendum, pasi mund ta anullojë me një firmë të thjeshtë të Kryeministrit Rama, me të cilën premton se do të bashkëqeverisë Tiranën.

-A do ta lejojë Zoti Veliaj ndërtimin 15 katësh në pjesën e parkut përballë Fakultetit Ekonomik, leje që ndodhet në tavolinën e Kryetarit të Bashkisë për firmë? Unë nuk do ta firmos këtë leje.

-A do të lejojë Zoti Veliaj ndërtimet e planifikuara në krah të Korpusit të Universitetit, mbi Universitetin e Arteve? Unë nuk do t’i lejoj.

-A do t’i lejojë Zoti Veliaj ndërtimet e planifikuara në territorin ku është sot Garda? Unë nuk do t’i lejoj.

-A do t’i lejojë Zoti Veliaj ndërtimet në trekëndëshin në fillim të digës së liqenit (sot vendparim)? Unë nuk do t’i lejoj.

-A do t’i lejojë Zoti Veliaj ndërtimet që kanë filluar e të tjera që po përgatiten të fillojnë poshtë Digës së Liqenit? Unë nuk do t’i lejoj.

a.k

Comments

Submitted by Gerti_Sk (not verified) on

I vetmi qe ka fol hapur deri tani eshte Gjergji, te tjeret jane b***lepires te bizneve te partive.

Submitted by Poseidon (not verified) on

Me thuaj pak si nuk do ti lejosh,si? Keto monstrat pavarsisht se na pelqejne apo jo kane marre leje,keshtu qe te lutem na trego proceduren ligjore qe do te ndjekesh per rastet ne fjale!

Nje shembull deshtimi: Leja e pallatit(skandaloz) ngritur se fundmi perballe "SkyTower" ka qene bllokuar per me shume se 1 dekade,pasi bashkia nuk lejonte punimet,pronari  shtroi ceshtjen ne gjykaten e Strasburgut dhe si demshperblim mori 16 milion euro! Kurse vetem fatura per ndertimin tek liqeni mund te shkoje mbi 50mln euro!
Prandaj jam kurioz per procedruen qe do ndjekesh,se te thuash do i anulloj eshte e lehte...

Nqs partite e tjera po i trajtojne njerzit si dele,ti po i trajton si lope.

Submitted by Albi_I (not verified) on

Poseidon, eshte shume e thjeshte. Ndertuesit kane fuqi sepse jane financuesit kryesor te fushatave, sepse nepermjet mediave te tyre arrijne te ndihmojne kryetaret e partive pushtet absolut mbi parite e tyre.

Per aq kohe sa Gjergji nuk ben nje fushate te shtrenjte, sic ben Veliaj ne Tirane, dhe per aq kohe sa Ne Tirana nuk eshte as parti e jo me te kete kryetar diktator, atehere me cfare dreqin do e shantazhojne ndertuesit?!!!

Submitted by Poseidon (not verified) on

E kam fjalen per keto lejet qe jane dhene jo ato qe do jepen. Ndertimi te  liqeni ka leje,eshte ne rregull me ligjin,ky thote do ta bllokoj,dakord,si do ta bllokosh? Se ai tjetri te con ne Strasburg dhe te falimenton bashkine... per kete e kisha fjalen.

Submitted by Artan (not verified) on

kot se Velia as nuk i kupton pyetjet qe shtrohen ne mynyre profesionale. Velija di vetem te beje muhabet ne pergjithesi qe do merret me ndertiment, por se si, kur dhe ne cfare mynyre jane qeshtje jashta kapacitetit te ketushem

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.