Arkiv-Lajme
Pikëpyetje për mungesën e ish drejtuesve të PD-së në fushatë
Në këtë fushatë zgjedhore, sa i përket kampit të opozitës konstatohet një mungesë e aktivizimit të ish-drejtuesve të PD-së, të paktën publikisht. Gazeta “Dita” evidenton se ish-kryetari i PD-së Berisha ka vendosur që ta mbështesë “Bashën” përmes postimeve në “facebook” duke lënë Bashën si figurë të parë. Duke cituar burime nga PD, gazeta shkruan se “kjo është një strategji e kompanisë së huaj e cila po jep konsulencën e saj” për fushatën e opozitës. Megjithatë, ashtu si ish-kryetari i PD-së janë edhe disa ish drejtues të tjerë që nuk po aktivizohen, të paktën publikisht në fushatë.
Fushata zgjedhore, ekspertët: “Kujdes me shpenzimet dhe transparencën e fondeve”
Ekspertët e ekonomisë në vend shprehin shqetësim për transparencën e financimeve të fushatës zgjedhore që lënë hapësirë për dyshime rreth burimit të tyre. Duke folur për “Ora News” eksperti Zef Preçi deklaron se tashmë në Shqipëri është bërë traditë që në çdo fushatë të mungojë transparenca dhe sensibiliteti i institucioneve përkatëse për këtë çështje.
Por për ekspertin Olti Rrumbullaku qeveria duhet të bëj kujdes me shpenzimet gjatë fushatës në një kohë që kanë rënë të ardhurat pasi kjo rrezikon të rrisë defiçitin në fund të qershorit.
Deputeti i LDK-së: “Të vrarët e Kumanovës meritojnë nderim kombëtar se dhanë jetën për ideal”
“Shqiptarët e Kosovës të vrarë në Kumanovë, meritojnë nderim kombëtar, sepse dhanë jetën për një ideal”. Kështu shprehet deputeti i LDK-së Anton Quni në një intervistë për “KosovaPress”. Ish bashkëluftëtarët e tij të luftës së fundit në Kosovë, ai i përshkruan si djem të zotë, atdhetarë e trima, të cilët nuk hezituan ta japin jetën për trojet etnike. Ndërsa ngjarjen në Kumanovë, deputeti i LDK-së e konsideron “të mistershme” dhe “të papritur”.
Për 5 vite në Kosovë janë shpenzuar 25 milion euro për viza?
Në 5 vitet e fundit, shtetasit e Kosovës kanë shpenzuar rreth 25 milionë euro për t’u pajisur me viza. Ndërsa publikon këtë të dhënë, “Zëri” shkruan se pjesa më e madhe e kësaj shume është shpenzuar për pagesë direkte për vizat në ambasadat e shteteve europiane në Kosovë, ndërsa shuma të konsiderueshme janë shpenzuar edhe për çështje tjera të ndërlidhura me kompletimin e dokumentacionit për vizë. Ndërkohë, qytetarët e të gjitha shteteve fqinje lëvizin pa viza në Bashkimin Europian.
BE reagon pas përplasjeve Tiranë-Athinë, Maja Koçijançiç thotë se rritja e tensioneve në Ballkan nuk i shërben integrimit të vendeve të rajonit
Sipas një raportimi të “TV Klan”, Bashkimi Evropian ka reaguar për herë të parë lidhur me kërkesën e Ministrisë së Jashtme shqiptare drejtuar qeverisë greke, për hartat e kërkimeve të naftës në detin Jon. Zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Koçijançiç tha se rritja e tensioneve në Ballkan nuk i shërben integrimit të vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian dhe u bëri thirrje autoriteteve të ndërtojnë ura bashkëpunimi përmes dialogut dhe mirëbesimit.
Incidentet e ministrit të Jashtëm në Bundestag. Vonohet 30 minuta; deputetët gjermanë kritika për deklaratat e Ramës dhe ndarjen territoriale. Edhe në vizitën në Japoni, një takim dështoi
Takimi i Ditmir Bushatit në Komisionin e Çështjeve Europiane të Bundestagut, duket se nuk ka kaluar edhe aq mirë. Ministri i Jashtëm shqiptar ka marrë një shuplakë për një vonesë 30 minutëshe në takim. Këtë raporton “Lapsi.al” sipas të cilit deputetët gjermanë e kanë mbyllur takimin në orarin e paracaktuar, pra duke I hequr mundësinë Bushatit që të kontribuojë me 30 minuta më shumë për Shqipërinë. “Ajo që e prishi që në fillim atmosferën ishte vonesa 30 minutëshe e ministrit të jashtëm shqiptar që nuk u pa me sy të mirë nga deputetët gjermanë.
Të vërtetat thuhen vetëm në fushatë, Idrizi: “PDIU parti e shqiptarëve të ndershëm, e çamëve, dibranëve, devollinjve...”. Veliaj: “Do kemi sheshin “Çamëria”. Kemi 4 javë për të kërkuar çdo votë”
Shpëtim Idrizi dhe Erion Veliaj janë bërë bashkë sot në takimin hapës të fushatës elektorale të PDIU-së. Dhe me këtë rast, secili nga të dy, ka lëshuar të vërtetat e radhës. Idrizi ka sfiduar skepticizmin e shumëkujt teksa ka folur për dy gjëra: që PDIU është parti e të gjithë shqiptarëve të ndershëm dhe se kjo parti i vlerëson njerëzit vetëm në bazë të kombëtarizmit të tyre.
Media greke ngre pikëpyetjen për rrezikun në Ballkan: “Kush dhe pse po u vë zjarrin tani kufijve?”
Me titulli në formën e pyetjes; “Kush dhe pse po u vë zjarrin tani kufijve?”, revista greke “Epikaira” u kushton një shkrim të gjatë zhvillimeve më të fundit mes Athinës dhe Tiranës. “Ka kaluar pak më shumë se një shekull pas përfundimit të luftërave ballkanike dhe rajoni ynë po përballet përsëri me rrezikun e rigjallërimit të fytyrës së vështirë të nacionalizmit nga irredentizmi shqiptar, i cili kërcënon të ndezë tërë gadishullin”, thuhet në fillim të artikullit.
Pas kërcënimit me sms, Prokuroria autorizon forcat RENEA të marrin në mbrojtje familjen Tahiri
“RENEA” merr në mbrojtje familjen Tahiri. Kërcënimi ndaj ministrit të Brendshëm, edhe pse me një mesazh telefonik, është marrë seriozisht nga organi i akuzës, ndaj familjes Tahiri i është dhënë mbrojtje e menjëhershme. Urdhri i Prokurorisë ka autorizuar forcat speciale RENEA të ruajnë banesën e ministrit të Brendshëm. Në këtë angazhim të forcave elitë të policisë shqiptare është përfshirë edhe banesa e të atit, i cili ishte i sulmuari i pari në këtë çështje.
Jahjaga kërkon njohjen e pavarësisë nga Iraku, Ayad Allawi: Po ndjekim zhvillimet me vëmendje, njohja është një çështje kohe
“Kosovapress” raporton se presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, u takua sot me zëvendëspresidentin e Republikës së Irakut, Ayad Allawi, me të cilin bisedoi për vendosjen e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve dhe theksoi nevojën e rreshtimit të Irakut përkrah të gjitha atyre vendeve që e kanë njohur pavarësinë Kosovës.