Pas kërcënimit me sms, Prokuroria autorizon forcat RENEA të marrin në mbrojtje familjen Tahiri

Postuar në 23 Maj, 2015 11:15

“RENEA” merr në mbrojtje familjen Tahiri. Kërcënimi ndaj ministrit të Brendshëm, edhe pse me një mesazh telefonik, është marrë seriozisht nga organi i akuzës, ndaj familjes Tahiri i është dhënë mbrojtje e menjëhershme. Urdhri i Prokurorisë ka autorizuar forcat speciale RENEA të ruajnë banesën e ministrit të Brendshëm. Në këtë angazhim të forcave elitë të policisë shqiptare është përfshirë edhe banesa e të atit, i cili ishte i sulmuari i pari në këtë çështje. Në procedurë, nga Prokoruria e Përgjithshme ka nisur edhe dhënia e statusit të të mbrojturit, çka do të nënkuptojë, se mbrojtja ndaj ministrit dhe familjes së tij do të jetë për një kohë të pacaktuar, për vite me radhë, edhe kur Saimir Tahiri do të përfundojë detyrën si ministër i Brendshëm. Statusi, sipas prokurorisë, do të jepet pasi ka dyshime të forta se kërcënimet ndaj familjes Tahiri janë tepër serioze. Zanafilla nis me tritolin e vendosur në farmacinë e të atit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.