Pikëpyetje për mungesën e ish drejtuesve të PD-së në fushatë

Në këtë fushatë zgjedhore, sa i përket kampit të opozitës konstatohet një mungesë e aktivizimit të ish-drejtuesve të PD-së, të paktën publikisht. Gazeta “Dita” evidenton se ish-kryetari i PD-së Berisha ka vendosur që ta mbështesë “Bashën” përmes postimeve në “facebook” duke lënë Bashën si figurë të parë. Duke cituar burime nga PD, gazeta shkruan se “kjo është një strategji e kompanisë së huaj e cila po jep konsulencën e saj” për fushatën e opozitës. Megjithatë, ashtu si ish-kryetari i PD-së janë edhe disa ish drejtues të tjerë që nuk po aktivizohen, të paktën publikisht në fushatë. Jozefina Topalli nuk ka marrë pjesë në dëgjesat me publikun të kandidates së Shkodrës Voltana Ademi ndërsa Ridvan Bode, sipas gazetës, e ka “braktisur” kandidatin e së djathtës.
http://www.gazetadita.al/perse-ish-drejtuesit-kane-lene-ne-balte-pd-ne-ne-keto-zgjedhje/
n.k
Add new comment