Arkiv-Lajme

Daçiç flet në “Top Channel” rreth vizitës së pritshme të Vuçiç në Tiranë: Ta lëmë mënjanë çështjen e Kosovës, të gjejmë pikat e bashkëpunimit

Postuar në 23 Maj, 2015 10:01

Në prag të vizitës së kryeministrit serb në Tiranë, ministri i Jashtëm Ivica Daçiç, në një intervistë për “Top Channel”, deklaron se vizita nuk ka pse të përfshihet nga provokime pasi të gjithë e dimë qëndrimin e secilës palë për Kosovën, ndaj dhe ne duhet të flasim për pikat që na bashkojnë.

“Rilindja Urbane, investim që ka shkuar kryesisht në bashkitë e majta”, shkruan S. Balla, sipas të cilit: “PD-ja po kërkon të ngrihet sërish në Veri...”

Postuar në 23 Maj, 2015 08:18

Sokol Balla, drejtues emisioni televiziv dhe një opinionist i afërt me kryeministrin, shkruan në “Java” një si tip kronologjie faktesh, apo parashtresë e raportit të forcave para zgjedhjeve lokale të 21 qershorit. Meraku i Ballës, nëse shprehemi kështu, është LSI-ja, që nga sondazhet dalka 8%, por opinionisti në fjalë shton në fund se “Iliri tanimë është qetësuar”. Nga ana tjetër meriton vëmendje evidentimi që gazetari i bën investimeve të mazhorancës në bashkitë e majta.

Një muaj nacionalist, një muaj europianist. Kryeministri i Shqipërisë thotë se “bashkimi i shqiptarëve do të ndodhë vetëm në BE”

Postuar në 23 Maj, 2015 07:40

Para një muaji a diçka më tepër, një deklaratë e kryeministirt të Shqipërisë për bashkimin Shqipëri-Kosovë, “tundi nga themelet” humorin diplomatik në Ballkan. Çfarë s’u shkruajt e çfarë nuk u parashikua. Sot, pas incidenteve të Kumanovës dhe pak ditë para vizitës së kryeministrit serb, Edi Rama, ka qenë në Prishtinë ku ka bashkëpëruruar shtatoren e Ismail Qemalit. Dhe ka ndërruar mendje, ose më saktë ka ndërruar fjalët. “Nuk ka gjest më të lartë për një kryeministër, sesa përurimi i shtatores së njeriut të historisë në mejdanët e kryeqyteteve.

Veljanovski flet për Kumanovën në Tiranë: Neutralizuam grupin terrorist

Postuar në 23 Maj, 2015 06:17

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski, ka zgjedhur Tiranën dhe konferencen e nivelit të larte të procesit bashkëpunimit të Europës Juglindore, për ta konsideruar ngjarjen e Kumanovës si goditje ndaj  terrorizmit. “Problematikat më të rëndësishme të rajonit janë paqja dhe stabiliteti. Fatkeqësisht ne në Maqedoni përballemi me këtë fakt në një mënyrë tragjike, por arritëm të parandalojmë përshkallëzimin e tensioneve.

Leskaj në Asamblenë Parlamentare të KiE: Marrëveshja e Ohrit mbetet pjesërisht e zbatuar

Postuar në 23 Maj, 2015 06:11

Në Komitetin e Përhershëm të Asamblesë Parlamentare të KiE, zv.presidentja e Asamblesë Parlamentare të KiE, Valentina Leskaj, theksoi sot: “Zhvillimet dramatike në Kumanovë kanë dhunuar normalitetin dhe marrëdhëniet etnike, të cilat mbeten delikate sa kohë që Marrëveshja e Ohrit mbetet pjesërisht e zbatuar”. Duke folur për ngjarjen në Kumanovë, Leskaj tha se “shpreh keqardhjen e thellë për jetët e humbura në Kumanovë. Situata në Maqedoni është serioze dhe mund të përbëjë risk, nëse nuk adresohet siç e meriton të vlerësohet”.

Reagimi i PDIU-së: Zgjedhja e Idrizit, akt i brendshëm sovran i institucioneve shqiptare

Postuar në 23 Maj, 2015 05:49

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet reagoi sot lidhur me deklaratën e zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme greke, Kostandinos Kutras, për zgjedhjen e kryetarit të PDIU, Shpëtim Idrizi, si zëvendëskryetar i Kuvendit të Shqipërisë. Në një njoftim për shtyp të PDIU-së, theksohet se “votimi i kryetarit tonë, deputet prej disa legjislaturave në Kuvendin e Shqipërisë, në përputhje me Kushtetutën e Shqipërisë, Rregulloren e Kuvendit dhe një marrëveshje politike qeverisëse, është një akt i brendshëm  sovran i institucioneve tona më të larta”.

7 ide për qytetet, atyre që duan t’i marrin

Postuar në 23 Maj, 2015 03:27

Lagjia e vjetër, lagjia e re

Senati në SHBA refuzon projektreformën e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë për kufizimin e informacionit

Postuar në 23 Maj, 2015 03:24

Agjencia e lajmeve AFP raporton se senati amerikan ka refuzuar sot një projektreformë që kufizonte kapacitetet e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (NSA) për të grumbulluar të dhëna nga amerikanët, projekt i mbështetur nga presidenti Barack Obama. Dhoma e Përfaqësuesve kishte votuar më 13 maj reformën, si kundërpërgjigje ndaj skandalit të punonjësit të NSA-së, Edgar Snowden. Demokratët dhe republikanët e kishin votuar projektreformën që kufizonte kompetencat e NSA-së, që grumbullon të dhënat e miliona amerikanëve, të cilët nuk kanë asnjë lidhje me terrorizmin.

Artur Zheji në “Mapo”: Ja tre arsyet pse Vangjel Dule nuk duhej të dorëhiqej

Postuar në 23 Maj, 2015 03:09

Artur Zheji, drejtori i gazetës “Mapo”, në një shkrim editorial, analizon dorëheqjen e nënkryetarit të Kuvendit, njëkohësisht kryetar i PBDNJ, Vangjel Dule. Ky i fundit u largua për shkak se mazhoranca vendosi të zgjedhë si nënkryetar të tretë të Kuvendit, kreun e partisë çame, PDIU. Sipas Zhejit, janë tre arsye përse Dule nuk duhej të jepte dorëheqje. “Të largohesh sepse nënkryetar Kuvendi u zgjodh Shpëtim Idrizi, është një fyerje e pamerituar për shqiptarët që e hipën në atë poltron, nga më të lartit e institucioneve shqiptare.

“Monitor” ngre shqetësimin: Reklama shënon një rënie të ndjeshme prej 32%. Si do të mbijetojë shtypi i shkruar?!

Postuar në 23 Maj, 2015 03:03

Në një shkrim të botuar tek “Monitor” thuhet se koha kur gazetat arrinin tirazhe ditore 80-90 mijë kopje (RD në vitet ’90-’91 dhe “Koha Jonë” në ’97) janë tashmë një e kaluar tepër e largët. Sot, tirazhi i të gjitha gazetave të përditshme (rreth 20), sipas të dhënave nga shtypshkronjat me vështirësi arrin 40 mijë kopje, ndërsa shitjet janë shumë më të ulëta.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme