Artur Zheji në “Mapo”: Ja tre arsyet pse Vangjel Dule nuk duhej të dorëhiqej

Postuar në 23 Maj, 2015 03:09

Artur Zheji, drejtori i gazetës “Mapo”, në një shkrim editorial, analizon dorëheqjen e nënkryetarit të Kuvendit, njëkohësisht kryetar i PBDNJ, Vangjel Dule. Ky i fundit u largua për shkak se mazhoranca vendosi të zgjedhë si nënkryetar të tretë të Kuvendit, kreun e partisë çame, PDIU. Sipas Zhejit, janë tre arsye përse Dule nuk duhej të jepte dorëheqje. “Të largohesh sepse nënkryetar Kuvendi u zgjodh Shpëtim Idrizi, është një fyerje e pamerituar për shqiptarët që e hipën në atë poltron, nga më të lartit e institucioneve shqiptare. Dhe zoti Dule e di shumë mirë, shpresoj që edhe Athina që e hoqi duhet ta dijë, se askush në Shqipëri nuk rrudhi buzët dhe nuk shprehu asnjë shqetësim që kryetari i PBDNJ u zgjodh nënkryetar i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë,” shkruan Zheji.

Sipas Zhejit, arsyeja e dytë se përse Dule nuk duhet të jepte dorëheqjen është sepse kjo përbën edhe një dështim politik të bashkëjetesës reale, në nivelin institucional.

Ndërsa arsyeja e tretë që sipas Zhejit Vangjel Dule nuk duhet të jepte dorëheqjen është edhe dëshmi e një paaftësie thelbësorë që partia apo partitë e pakicës greke në Shqipëri kanë në raport me Athinën.

 

http://www.mapo.al/2015/05/tri-arsye-perse-nuk-duhej-te-dorehiqej-vangjush-dule

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.