“Rilindja Urbane, investim që ka shkuar kryesisht në bashkitë e majta”, shkruan S. Balla, sipas të cilit: “PD-ja po kërkon të ngrihet sërish në Veri...”

Sokol Balla, drejtues emisioni televiziv dhe një opinionist i afërt me kryeministrin, shkruan në “Java” një si tip kronologjie faktesh, apo parashtresë e raportit të forcave para zgjedhjeve lokale të 21 qershorit. Meraku i Ballës, nëse shprehemi kështu, është LSI-ja, që nga sondazhet dalka 8%, por opinionisti në fjalë shton në fund se “Iliri tanimë është qetësuar”. Nga ana tjetër meriton vëmendje evidentimi që gazetari i bën investimeve të mazhorancës në bashkitë e majta. “Bashës i duhet të luftojë sindromën që krijoi partia e tij kur ishte herën e fundit në pushtet: kur qeverisja qendrore i qëndronte me kamzhik në dorë bashkiakëve të opozitës, çka krijoi tek qytetarët idenë, se ndoshta më mirë në Lokale, të votojnë përfaqësuesit e maxhorancës. Me dinakëri, Rlindja Urbane, një projekt prej më shumë se 100 milion eurosh, investuar kryesisht në bashkitë e majta, ushqen pikërisht këtë ide”, shkruan Balla. Askush më parë nuk e kishte vënë re “dinakërinë” e kësaj mazhorance, që me Rilindje Urbane, nënkupton prakitkisht Rilindje të Bashkive të Majta. Bashki që janë kryesisht poshtë “ekuatorit” të Shqipërisë. Sa i përket PD-së, asaj në këtë optikë, nuk i mbetet veçse të ringrihet në Veri e Verilindje, apo edhe në disa zona që i ka patur më parë. “Për momentin duket se PD do të rikonsolidojë disi pozitat në Veri e Verilindje, si dhe do të tentojë të shtojë “blue spots”, në disa zona të saj në pjesë të tjera të vendit, ku ka patur gjthmonë vota, si Mallakastër, Lushnje, Durrës apo edhe Sarandë”, shkruan opinionisti Balla.
s.z
Add new comment