Senati në SHBA refuzon projektreformën e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë për kufizimin e informacionit

Postuar në 23 Maj, 2015 03:24

Agjencia e lajmeve AFP raporton se senati amerikan ka refuzuar sot një projektreformë që kufizonte kapacitetet e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (NSA) për të grumbulluar të dhëna nga amerikanët, projekt i mbështetur nga presidenti Barack Obama. Dhoma e Përfaqësuesve kishte votuar më 13 maj reformën, si kundërpërgjigje ndaj skandalit të punonjësit të NSA-së, Edgar Snowden. Demokratët dhe republikanët e kishin votuar projektreformën që kufizonte kompetencat e NSA-së, që grumbullon të dhënat e miliona amerikanëve, të cilët nuk kanë asnjë lidhje me terrorizmin. Megjithatë, Senati nuk arriti ta miratonte këtë reformë, pasi i duheshin edhe tre vota për të arritur minimumin e kërkuar prej 60 të tillash për kalimin e kësaj projektreforme.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.