Një muaj nacionalist, një muaj europianist. Kryeministri i Shqipërisë thotë se “bashkimi i shqiptarëve do të ndodhë vetëm në BE”

Para një muaji a diçka më tepër, një deklaratë e kryeministirt të Shqipërisë për bashkimin Shqipëri-Kosovë, “tundi nga themelet” humorin diplomatik në Ballkan. Çfarë s’u shkruajt e çfarë nuk u parashikua. Sot, pas incidenteve të Kumanovës dhe pak ditë para vizitës së kryeministrit serb, Edi Rama, ka qenë në Prishtinë ku ka bashkëpëruruar shtatoren e Ismail Qemalit. Dhe ka ndërruar mendje, ose më saktë ka ndërruar fjalët. “Nuk ka gjest më të lartë për një kryeministër, sesa përurimi i shtatores së njeriut të historisë në mejdanët e kryeqyteteve. Sa herë që një shtatore e Plakut të Madh lartësohet para nesh, është pavarësia dhe sovraniteti i shqiptarëve që rishpallet. Rikthimi i shëmbëlltyrës së bronxtë të kësaj figure të madhe të kombit tonë, nuk do të ishte i përmbushur nëse nuk do të ishte ndalur edhe në Prishtinë, në këtë vend të themelit të qytetërimit shqiptar në këto troje. Nuk kemi ndërmend të shkelim fjalën që u kemi dhënë SHBA dhe BE për bashkim, përveçse në BE. Edhe me fqinjët e tjerë duam të bashkohemi nën çatinë e përbashkët të Europës. Amaneti i Ismail Qemalit ishte: shqiptarët të bashkuar në Europën e bashkuar. Dhe askush nuk mund t’i përpijë shqiptarët”, tha Rama. Fjalë si për një skenar filmi historik këto të kryeministrit shqiptar, që me siguri do merren në konsideratë vetëm për një të vërtetë: atë se ato nuk vijnë thjesht prej tij. As prej qeverisë shqiptare.
s.z
Add new comment