Veljanovski flet për Kumanovën në Tiranë: Neutralizuam grupin terrorist

Postuar në 23 Maj, 2015 06:17

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski, ka zgjedhur Tiranën dhe konferencen e nivelit të larte të procesit bashkëpunimit të Europës Juglindore, për ta konsideruar ngjarjen e Kumanovës si goditje ndaj  terrorizmit. “Problematikat më të rëndësishme të rajonit janë paqja dhe stabiliteti. Fatkeqësisht ne në Maqedoni përballemi me këtë fakt në një mënyrë tragjike, por arritëm të parandalojmë përshkallëzimin e tensioneve. Aksioni i policisë i kryer me shumë profesionalizëm e neutralizoi grupin kriminal terrorist, të cilët donin të dëmtonin rëndë Republikën e Maqedonisë edhe të përbënin një kërcënim për të gjithë rajonin”, tha Veljanovski. Për te, mbrojtja e sigurtë për Ballkanin nga destabiliteti dhe grupet terroriste, është vetëm antarësimi në Bashkimin Europian. Më pasi ai tha: “Kjo ngjarje e pakëndshme nënvizon nevojën për një integrim më të shpejtë të rajonit në NATO dhe BE. Sërish dua të nënvizoj se situata e status-quosë në integrimin euroatlantik për ne dhe shtetet e rajonit krijon flustrim dhe na bën vunerabël ndaj tentativa për destabilizim”. Sipas Kryeparlamentarit maqedonas, kapercimi i  sfidave behet vetëm nëpërmjet  bakshkëpunimit rajonal dhe mbështetjes së  komunitetit ndërkombëtar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.