Leskaj në Asamblenë Parlamentare të KiE: Marrëveshja e Ohrit mbetet pjesërisht e zbatuar

Postuar në 23 Maj, 2015 06:11

Në Komitetin e Përhershëm të Asamblesë Parlamentare të KiE, zv.presidentja e Asamblesë Parlamentare të KiE, Valentina Leskaj, theksoi sot: “Zhvillimet dramatike në Kumanovë kanë dhunuar normalitetin dhe marrëdhëniet etnike, të cilat mbeten delikate sa kohë që Marrëveshja e Ohrit mbetet pjesërisht e zbatuar”. Duke folur për ngjarjen në Kumanovë, Leskaj tha se “shpreh keqardhjen e thellë për jetët e humbura në Kumanovë. Situata në Maqedoni është serioze dhe mund të përbëjë risk, nëse nuk adresohet siç e meriton të vlerësohet”. “Nga ana tjetër, mungesa e transparencës rreth asaj që ndodhi në Kumanovë e bën edhe më të vështirë situatën dhe sidomos zgjidhjen e saj. Ende nuk ka një informacion të plotë mbi atë çfarë ka ndodhur në të vërtetë, me identitetin e të vrarëve apo të të ndaluarve nga autoritetet vendase. Ndërkohë, gjuha e urrejtjes, duhet të zëvendësohet nga angazhimi për të respektuar të drejtat e njeriut, ligjin, lirinë e shprehjes me qëllim që të vendoset besimi te institucionet. Duhen adresuar rrënjët e problemit, të cilat kanë të bëjnë me funksionimin e institucioneve, mungesën e transparencës, lirinë e shprehjes”, nënvizoi Leskaj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.