Arkiv-Lajme
Meta flet në Asamblenë Parlamentare të SEECP-it dhe kërkon bashkëpunim rajonal në luftën kundër terrorizmit
Në punimet e Asamblesë Parlamentare të SEECP, gjatë fjalës së hapjes, kreu i Kuvendit Ilir Meta u shpreh së duhet bashkëpunim rajonal në luftën kundër terrorizmit. Ai foli në cilësinë e presidentit të Asamblesë Parlamentare të SEECP-së. Meta tha se lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, sundimi i ligjit, dhe avancimi i perspektivës evropiane do të shërbejnë për kushte më të mira të klimës së biznesit.
Zbardhet mesazhi kërcënues për ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri: “Nëse merresh me familjen Gjuta do ta pësosh”
“Nëse merresh me familjen Gjuta do ta pësosh”. Ky është mesazhi drejtuar ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri që ka vënë në lëvizje Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Teksti kërcënues dyshohet se është shkruajtur nga anëtarë të famijles Gjuta, ku ditët e fundit ka patur kontrolle të shpeshta të policisë, e cila është në kërkim të Vladimir Gjutës e Baftjar Brukës, dy autorëve të dyshuar për shpërthimin në farmacinë e babait të ministrit të Brendshëm. Gazeta Shqip shkruan se si pasojë e këtij mesazhi janë shtuar masat e sigurisë për ministrin Tahiri dhe familjen e tij.
Dyshime se disa prej të vrarëve në Kumanovë janë vrarë pasi që janë dorëzuar
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Kosovë ka dyshime se disa prej të vrarëve në Kumanovë janë vrarë pasi që janë dorëzuar. Agjencia INA, shkruan sot se KMDLNJ bazohet në dëshminë e dëshmitarëve që kanë marrë pjesë në luftime dhe që kanë treguar se disa nga të vrarët në momentin e dorëzimit kanë qenë të gjallë, ndërsa më pas kanë rezultuar të vrarë dhe ashtu janë shpallur nga autoritetet maqedonase.
Gjykata Speciale, Kadri Veseli thotë se UÇK do dalë faqebardhë para botës, nuk ka bërë trafikim organesh dhe as ka vrarë popullsi civile
Ushtria Çlirimtare e Kosovës është krenaria e popullit kosovar dhe përmes Gjykatës Speciale ajo duhet të çlirohet nga hija e raportit të Dik Martin. I këtij mendimi është kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, si pas të cilit nuk ka kthim mbrapsht. Në studion e “Ora News”, përballë gazetares Ilva Tare, ai shprehu bindjen se luftëtarët e UÇK-së do ti tregojnë mbarë botës se as nuk kanë bërë trafikim organesh dhe as kanë vrarë popullsi civile.
Bushati reagon ndaj dy deklaratave së Athinës dhe Shkupit: Nuk mund të komentohet vendimi i Parlamentit shqiptar, të zbatohet marrveshja e Ohrit
Ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati i përgjigjet Athinës në të njëjtin ditë që kjo e fundit reagoi për zgjedhjen si nënkryetar i Parlamenti të Shpëtim Idrizit. Marrëdhëniet mes dy shteteve, deklaroi shefi i diplomacisë shqiptare, nuk varen nga vendimmarrjet politike të brendshme të një partie apo një koalicioni qeverisës.
Apel nga OKB për hetim ndërkombëtar për rastin e Kumanovës
OKB kërkon hetim ndërkombëtar për rastin e Kumanovës. Pas palës gjermane, që u tha nga kryeministri shqiptar, se e ka kërkuar një gjë të till, edhe përfaqësues të OKB-së apelojnë për të njëjtën gjë. “Duhet të bëhet një hetim i menjëhershëm dhe i pavarur për rastin e Kumanovës, si dhe për rastin e përgjimeve. Kam biseduar me prokurorin për rastin e Kumanovës dhe ai më tha se disa prej hetimeve janë në progres. Por mendoj se për këtë do të jetë e nevojshme që të ketë një ndihmë ndërkombëtare. Ky hetim ka dimensionin e tij ligjor por ka edhe dimension politik.
Halim Kosova në “Studio e Hapur” u përgjigjet atyre që e akuzojnë: Janë llafe fushate, unë mbaj parasysh vlerësimet që kanë bërë për mua para se të kandidoja
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova ishte i ftuar në programin ‘Studio e Hapur’ të gazetares Eni Vasili në “Neës24”, ku shpalosi pikat konkrete të programit të tij për Tiranën një ditë pas çeljes të fushatës elektorale nga të djathtët në Pallatin e Kongreseve. Gjatë intervistës, Kosova deklaroi se nga takimet me banorët ajo që e ka impresionuar është fakti se sa punë ka për të bërë në Bashkinë e Tiranës.
Rreth 150 mijë të rinj votojnë për herë të parë, nis programi i Akademisë së Studimeve Politike për ndërgjegjësimin mbi votën
Rreth 150 mijë të rinj shqiptarë votojnë sivjet për herë të parë në zgjedhjet vendore të 21 qershorit. Por shumë të rinj thonë se nuk janë informuar ende për këtë të drejtë me rëndësi. Në këtë kuadër Akademia e Studimeve Politike nisi sot në Tiranë një fushatë ndërgjegjësimi me të rinjtë, që votojnë për herë të parë, e mbështetur nga Bashkimi Europian, K.Q.Z. dhe ministria e arsimit. Veprimtaritë janë pjesë e një projekti të Këshillit të Europës për edukimin e votuesve të rinj.
Bushati gjatë takimit SEECP: Hetim të plotë Kumanovës, ngjarjet rrezikojnë integrimin e rajonit në BE
Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati deklaroi sot se ngjarjet në Kumanovë cenojnë integrimin e rajonit në BE. Gjatë fjalës në Ministerialin e SEECP, kryediplomati shqiptar, Bushati tha se ngjarjet e fundit në rajon rrezikojnë procesin e integrimit. “Duhet të lëmë mënjanë mosmarrëveshjet e të shkuarës. Duhet të punojmë për të krijuar një të ardhme të përbashkët për integrimin e rajonit. Bashkimi Evropian është synimi ynë i përbashkët dhe ndasitë e të shkuarës janë pengesa kryesore në këtë drejtim”, tha ai.
Azilkërkuesit në Gjermani, Çako-Romann flasin në një takim për të frenuar fluksit: Disa agjenci turistike mashtronin qytetarët
“Falë angazhimit të strukturave të luftës kundër trafiqeve të paligjshme kemi arritur të vëmë nën kontroll disa agjenci turistike udhëtimi të cilat organizonin me anë të mashtrimit udhëtime drejt Gjermanisë. Fluksi është frenuar duke shkuar drejt normalitetit”- ka nënvizuar drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, i cili priti në një takim Presidentin e Policisë Federale gjermane, Dieter Romann. Policia shqiptare është e angazhuar maksimalisht për të frenuar fenomenin e azilkërkuesve në vendet e Bashkimit Europian.