Halim Kosova në “Studio e Hapur” u përgjigjet atyre që e akuzojnë: Janë llafe fushate, unë mbaj parasysh vlerësimet që kanë bërë për mua para se të kandidoja

Postuar në 22 Maj, 2015 14:42

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova ishte i ftuar në programin ‘Studio e Hapur’ të gazetares Eni Vasili në “Neës24”, ku shpalosi pikat konkrete të programit të tij për Tiranën një ditë pas çeljes të fushatës elektorale nga të djathtët në Pallatin e Kongreseve. Gjatë intervistës, Kosova deklaroi se nga takimet me banorët ajo që e ka impresionuar është fakti se sa punë ka për të bërë në Bashkinë e Tiranës. I pyetur nga gazetarja Vasili nëse e ka kërkuar vetë kandidimin për kryeqytetin, Halim Kosova i mohoi zërat dhe tha se është zgjedhur dhe më pas ka rezultuar më i votuari nga ana e strukturave të PD­së. Ndërsa pyetjes rreth akuzave, Kosova iu përgjigj: “Pse nuk i thanë para se unë të kandidoja. Janë llafe fushate. Nuk më intereson asgjë se çfarë thonë për mua. Unë mbaj parasysh vlerësimet që kanë bërë për mua para se të kandidoja, dhe nëse kanë diçka konkrete le t’i drejtohen institucioneve përkatëse. Në çdo tender që unë kam bërë, kanë tepruar 30 %, dhe i kam lënë mbi tavolinë për të treguar se sa tepron. E për të treguar se sa vidhet. Kur kam qenë ministër Shëndetësia kam patur të bëj me përfaqësues kompanish. Edhe në kushtet kur partia ime kishte humbur zgjedhjet, ato abuzime që kam konstatuar i kam çuar në KLSH. Ndërgjegjja qytetare që unë kam, dhe reagimi që kam karshi abuzimit, nuk më bën të fle i qetë nga ajo që kam konstatuar”.

Comments

Submitted by Llogjike ligjore (not verified) on

Nuk e kuptoj se si nga tenderi i zhvilluar, 30 %  te shumes Halimi e ka vendos mbi tavoline si teprice. Ne se nje paisje e ka cmimin 10 mije euro ne tregun nderkombetar, kjo tregon se nuk ka mare paisjen moderne por nje te vjeter dhe i kan mbet mbi tavoline 30 %.

Pastaj me duket se kto gjona nuk bohen me leke ne dore.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

O Llogjike ligjore, une nuk po them se Halimi e ka bere ashtu si thote apo jo, se kete uk e di, po menyra se si e kundershton ti nuk eshte as llogjike e as ligjore. E para, po qe se nje pajisje e ka cmimin 10 mije euro ne tregun nderkombetar, atehere sipas teje per cfare behet tenderi?!? Paguaj 10 mije eurot dhe mirupafshim. Puna eshte qe cmimet si per pajisje, ashtu edhe per sherbime nuk jane fikse dhe kur shpallet tenderi nuk vihet cmimi, perkundrazi kerkohet nga pjesmarresit ne tender sa pare kerkojne per pajisjen apo sherbimin. E dyta, kur Halimi thote qe e ka lene ne tavoline 30 perqindshin qe ka tepruar, ti kujton se ka lene ndonje tufe me euro ne tavoline qe ta shofi sekretarja. Jo mor zotni/zonje, ai do te thote qe ai e ka siguruar pajisjen/sherbimin me 70% te parave qe buxheti i kishte vene ne dispozicion dhe tepricen nuk e ka shpenzuar po e ka kthyer ne buxhet.

Pra ai thote qe nuk ka nxjerre pare nga tenderat, sic mund te kene bere te tjere, te cilet ne dokumenta vendosin 100% te pareve qe ka vene buxheti i shtetit ne marreveshje me fitesin e tenderit dhe tepricen e fusin ne xhep si rryshfet qe u kthehet nga fituesi i tenderit. E morre vesh o llogjike ligjore, apo akoma nuk mush dhe po kerkon paret cash?

Submitted by XY (not verified) on

Edhe ne kete rast duket qe eshte komplet rrote kur pyet ne menyre retorike "pse nuk me shane para se te kandidoja?". Po c'pune do te kishin te "shanin" nje njeri ne pune te vet, aq me teper nje si puna jote. Vetem kur kerkoh te "hysh ne pune te te tjereve" atehere mund te marrin persiper te te shajne, me ose pa te drejte.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.