Zbardhet mesazhi kërcënues për ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri: “Nëse merresh me familjen Gjuta do ta pësosh”

“Nëse merresh me familjen Gjuta do ta pësosh”. Ky është mesazhi drejtuar ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri që ka vënë në lëvizje Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Teksti kërcënues dyshohet se është shkruajtur nga anëtarë të famijles Gjuta, ku ditët e fundit ka patur kontrolle të shpeshta të policisë, e cila është në kërkim të Vladimir Gjutës e Baftjar Brukës, dy autorëve të dyshuar për shpërthimin në farmacinë e babait të ministrit të Brendshëm. Gazeta Shqip shkruan se si pasojë e këtij mesazhi janë shtuar masat e sigurisë për ministrin Tahiri dhe familjen e tij. Përplasja e parë mes ministrit të Brendshëm dhe fisit Gjuta ka nisur në Prill të vitit 2014 kur Tahiri u ankua pranë presidentit Nishani për ndryshimin e masës së sigurisë për Vladimir Gjutën dhe nipin e tij Baftjar Bruka. Në qershor pronarët e lokalit “Vila Gjuta” pranë rrugës së Elbasanit refuzuan t’i japin policisë pamjet e kamerave të sigurisë për dy vrasësit e bankierit Artan Santos që përshkuan itenerarin nga Liceu te kryesia e Kuvendit. Më pas Vladimir Gjuta është konfliktuar me punonjës të policisë rrugorem, është arrestuar dhe është liruar.
l.m
Add new comment