Azilkërkuesit në Gjermani, Çako-Romann flasin në një takim për të frenuar fluksit: Disa agjenci turistike mashtronin qytetarët

“Falë angazhimit të strukturave të luftës kundër trafiqeve të paligjshme kemi arritur të vëmë nën kontroll disa agjenci turistike udhëtimi të cilat organizonin me anë të mashtrimit udhëtime drejt Gjermanisë. Fluksi është frenuar duke shkuar drejt normalitetit”- ka nënvizuar drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, i cili priti në një takim Presidentin e Policisë Federale gjermane, Dieter Romann. Policia shqiptare është e angazhuar maksimalisht për të frenuar fenomenin e azilkërkuesve në vendet e Bashkimit Europian. Megjithatë, sërish numri i të larguarve, është i madh dhe një pjesë e mirë e tyre kanë zgjedhur Gjermaninë. Dieter Romann ka theksuar se në drejtim të frenimit të fenomentit azilkërkues, autoritetet shqiptare prej shumë kohësh kanë marrë nismat e duhura dhe Policia Kufitare po bën punën e duhur. Ai shtoi se policia gjermane vlerëson punën e palës shqiptare në drejtim të parandalimit dhe frenimit të fenomenit të azilkërkuesit dhe njoftoi tri masa të marra nga qeveria gjermane për të frenuar fenomenin e azilkërkuesve. E para është shkurtimi i procedurave dhe afateve të azilit, rikthim nga Gjermani në vendet e tyre dhe bashkëpunim me shërbimet të përbashkëta me vendet e origjinës. Nga ana e tij Drejtori i Policisë së Shtetit e ka siguruar për gatishmërinë e policisë shqiptare për të bashkëpunuar në këtë drejtim me Policinë gjermane dhe me FRONTEX.
Add new comment