Meta flet në Asamblenë Parlamentare të SEECP-it dhe kërkon bashkëpunim rajonal në luftën kundër terrorizmit

Postuar në 23 Maj, 2015 02:29

Në punimet e Asamblesë Parlamentare të SEECP, gjatë fjalës së hapjes, kreu i Kuvendit Ilir Meta u shpreh së duhet bashkëpunim rajonal në luftën kundër terrorizmit. Ai foli në cilësinë e presidentit të Asamblesë Parlamentare të SEECP-së. Meta tha se lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, sundimi i ligjit, dhe avancimi i perspektivës evropiane do të shërbejnë për kushte më të mira të klimës së biznesit. “Duhet të jemi të qartë që nuk mund të ketë rritje ekonomike e as mirëqenie reale nëse nuk punojmë për avancimin e proceseve demokratizuese dhe forcimin e institucioneve në vendet tona. Parlamentet kanë një rol të rëndësishëm për të ruajtur përmes harmonizimit të mëtejshëm të kuadrit legjislativ, në përputhje me ato të BE. Lufta kundër krimit të organizuar, sundimi i ligjit dhe avancimi i perspektivës evropiane i shërbejnë kushteve më të mira të biznesit. Ndaj besoj se jemi të gjithë dakord se funksionimi dhe forcimi i Asamblesë Parlamentare, duhet të jetë prioritet për të gjithë parlament tona. Kuvendi mbetet i përkushtuar dhe do të vazhdojë angazhimin e tij nëpërmjet progresit të rajonit tonë, me qëllim zgjidhjen e çështjeve imediate rajonale”, tha kreu i Kuvendit, Ilir Meta. Kreu i Kuvendit shtoi se puna e këtij procesi integrues duhet të përqendrohet në konkretizimin e projekteve madhore ekonomike, paralel me procesin e integrimit evropian dhe forcimin e shtetit ligjor.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.