Rreth 150 mijë të rinj votojnë për herë të parë, nis programi i Akademisë së Studimeve Politike për ndërgjegjësimin mbi votën

Postuar në 22 Maj, 2015 12:21

Rreth 150 mijë të rinj shqiptarë votojnë sivjet për herë të parë në zgjedhjet vendore të 21 qershorit. Por shumë të rinj thonë se nuk janë informuar ende për këtë të drejtë me rëndësi. Në këtë kuadër Akademia e Studimeve Politike nisi sot në Tiranë një fushatë ndërgjegjësimi me të rinjtë, që votojnë për herë të parë, e mbështetur nga Bashkimi Europian, K.Q.Z. dhe ministria e arsimit. Veprimtaritë janë pjesë e një projekti të Këshillit të Europës për edukimin e votuesve të rinj. Diplomatë perëndimorë dhe zyrtarë shqiptarë takuan të rinjtë e shkollës së mesme “Arben Broci”, dëshmori i parë i demokracisë shqiptare pas gjysëm shekulli diktaturë, i cili u vra në protestat e 2 prillit 1991 në Shkodër. Përfaqësuesja e Bashkimit Europian në Shqipëri, ambasadore Romana Vlahutin u tha të rinjve se ka rëndësi të madhe për vendin dhe për ata vetë pjesëmarrja e tyre në zgjedhjet vendore ë 21 qershorit. Programi ka këshilluar dy muajt e fundit 385 mësues në të gjithë shkollat e mesme publike, dhe këta më pas zhvilluan biseda me rreth 35 mijë maturantë në orë mësimore mbi demokracinë, sistemet zgjedhore dhe rëndësinë e votës.

Comments

Submitted by Tr (not verified) on

<p>Keni harruar te permendi dhe shoqen LSI si promovuese per &quot;ndergjegjesimimin&quot; mbi voten...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.