Arkiv-Lajme

Shifrat e Konferencës së Traumës: Nga aksidentet 100 njerëz çdo ditë në spital, 18% nuk shpëtojnë

Postuar në 22 Maj, 2015 02:04

Duke iu referuar Konferencës së Traumës, “Gazeta Shqiptare” shkruan sot se “rreth 100 njerëz përfundojnë çdo ditë në spital pas aksidenteve të ndryshme, ndërkohë që rreth 18 për qind e tyre humbasin jetën gjatë trajtimit intensiv”. Të dhënat u bënë publike gjatë Konferencës së Parë Kombëtare të Traumës, në të cilën morën pjesë kirurgë nga vendi ynë si dhe nga Shoqata Evropiane e Traumës.

Enkeled Alibeaj, kandidati demokrat për Fierin, thotë se do bashkëpunoj me Ramën në çështjet e pushtetit vendor dhe s’do të jetë një kukull me telat që e lëvizin nga Tirana

Postuar në 22 Maj, 2015 01:51

Enkeled Alibeaj i ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, tha se në interes të projekteve për Fierin, do bashkëpunojë me kryeministrin socialist sepse kjo është më e rëndësishme se lufta politike që dëmton qytetarët. Alibeaj është kandidati i dytë pas Halim Kosovës që deklaron se do të bashkëpunojë me kryeministrin Rama në bashkinë që synon të drejtojë.  Ai shkoi edhe më tej i pyetur nëse partia që ai militon ndjek një kurs tjetër.

Ziadin Sela për “Kohën Ditore”: Të krijohet blloku shqiptar në Maqedoni

Postuar në 22 Maj, 2015 01:45

Në një intervistë për “Kohën Ditore”, kryetari i Strugës, njëherësh kryetar i Lëvizjes për reforma në Partinë Demokratike Shqiptare, Ziadin Sela, ka thënë: “Terrori” policor dhe “montimi” i proceseve politike sikurse ai i Kumanovës mund të përsëriten në qytetet e tjera të Maqedonisë, nëse Bashkimi Demokratik për Integrim vazhdon të jetë pjesë e Qeverisë Gruevski”. Ai ka kërkuar formimin e bllokut politik shqiptar dhe negocimin e një marrëveshjeje të re në Bruksel me palën maqedonase, pasi, siç ka thënë Sela, Marrëveshja e Ohrit është e dështuar.

Gjergj Bojaxhi reagon ndaj akuzave të Veliajt

Postuar në 21 Maj, 2015 16:14

Erion Veliaj deklaroi sot në “Top Story” se kandidati i pavarur për Tiranën, nuk e ka akuzuar PD për dhënien e ndërtimeve pa leje, por sipas Bojaxhi një akuzë e tillë nuk qëndron.

“Në fakt, këtë kemi bërë këto ditë, kemi denoncuar me emër, mbiemër, datë dhe nënshkrim bashkëpunimin mes Sali Berishës, Lulzim Bashës dhe shefit të Erjonit, Edi Ramës për shpartallimin e parkut të liqenit. Erjoni gënjen hapur pa pikë turpi në Top Channel”, – deklaronte Bojaxhi.

Idrizi denoncon zervizmin e Dules, por godet katoliku Ndoka: ““Kauza” për çështjen çame po kthehet në një problem provokues për bashkëjetesën fetare dhe përfaqësimin e minoriteteve”

Postuar në 21 Maj, 2015 14:42

Reagon deputeti Nard Ndoka për ndryshimet në kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë. Përmes një statusi në Facebook, Ndoka thotë se po cenohen ekuilibrat fetarë: “Rrokadë në kryesinë e Kuvendit! Ngjitet Idrizi, ulet Dule! 'Islamizohet' më tej drejtimi i Kuvendit të Shqipërisë, Z.Meta i njohur si nje praktikant bektashi (Baba Meta), tashmë do të ketë ndimes te tij Idrizin, një praktikant i besimit islam (verejtur kohet e fundit në radhet e para në xhami duke u falur).

Dorëheqja e Dules, komenti i parë nga kolegu i tij, Idrizi: “Vangjel Zerva, ky individ dashakeq e fobik, nuk përfaqëson as vëllezërit tanë minoritarë”

Postuar në 21 Maj, 2015 13:14

Nënkryetari i ri i Parlamenti, Shpëtim Idrizi, i është futur menjëherë punës duke komentuar dorëheqjen e Vangjel Dules. “Pa dashje ky Zerv-ist i koheve moderne ka nxjerr ne pah ate, qe i vlon ne mendje dhe zemer, urrejtjen gjaksore ndaj shqiptarve te çamërisë, duke shpresuar qe historia ta ndale turravrapin e vet ketu e 70 vjet me pare, dhe viktima te vazhdoje te mbetet viktime, ndersa agresori te vazhdoje te mbetet agresor e fitimtar i se keqes.

Vuçiç: “Do të shkoj në Tiranë me dëshirën për të ndërtuar marrëdhënie më të mira”

Postuar në 21 Maj, 2015 12:10

Kryeministri serb, Aleksander Vuçiç, ka përsëritur edhe njëherë meszhet bashkëpunuese në raport me Shqipërinë. I cituar nga agjencai turke, “Anadolu”, Vuçiç, ka deklaruar se do të diskutojë me homologun e tij, Edi Rama, edhe çështjet që ndajnë të dyja vendet. “Kjo do të jetë hera e parë në historinë e të dy popujve dhe dy vendeve. Do të shkoj me dëshirën për të ndërtuar marrëdhënie më të mira, për të biseduar për atë që na ndan aktualisht.

Vlorë, “Vizion Plus” raporton se kryetari i degës së PS-së, njëkohësisht drejtor porti, cakton grafikun e trageteve, pezullon ankorimin e tyre dhe thotë se “duhet vetëm një traget linje”

Postuar në 21 Maj, 2015 10:24

“Vizion Plus” raporton sot për situatën e krijuar në Vlorë me linjat e trageteve Brindizi-Vlorë. Shkak është bërë bllokimi në det, para disa ditësh i tragetit “Red Star”, duke lënë 200 pasagjerë në det. Ja sesi qëndron puna sipas “VP”:  “Militantët e partive të emëruar në poste të rëndësishme,  janë kthyer shpesh në burim konfliktesh. Dhe një i tillë që nuk po merr zgjidhje është edhe ai i krijuar nga kryetari i Partisë Socialiste në Vlorë, Xhevahir Çeloaliaj, i cili ka kthyer portin në një vend, ku nuk njihen ligjet, por vetëm rregullat që vendos ai vetë.

Ilir Meta me një zëvendës të ri, Shpëtim Idrizi zgjidhet nënkryetar i Parlamentit. Dorëhiqet Vangjel Dule

Postuar në 21 Maj, 2015 10:00

Parlamenti votoi sot me 73 vota pro dhe një abstenim Shpëtim Idrizin si nënkryetar të Parlamentit. Ndërkohë Vangjel Dule ka dhënë dorëheqjen nga kjo detyrqë e mbante deri më tani, duke sqaruar me anë të një komunikate “shndërrimi i institucioneve në “plaçkë” këmbimi”...bie ndesh me parimet e mia politike". Idrizi merr këtë detyrë pas hyrjes në koalicion me PS-në, kreu i së cilës, po i vë Ilir Metës një zëvendës të ri pranë.

s.z  

Pasuesi i Erion Veliajt në Ministrinë e Mirëqenies Sociale, pa karrierën e “Mjaft-it”. Kryeministri zgjedh Blendi Klosin

Postuar në 21 Maj, 2015 09:02

Blendi Klosi është përzgjedhur nga kryeministri për detyrën e ministrit të Mirëqenies Sociale, detyrë që e mbante më parë, Erion Veliaj, i cili dha dorëheqjen meqenëse kandidon për Bashkinë e Tiranës. Lajme të pakonfirmuara dhe jo zyrtare flisnin se për këtë detyrë fliteshin edhe Elisa Spiropali dhe Olta Xhaçka, por me sa duket kryeministri ka zgjedhur Klosin, i cili u përfol si një nga kandidatët e mundshëm për Tiranën.

s.z 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme