Shifrat e Konferencës së Traumës: Nga aksidentet 100 njerëz çdo ditë në spital, 18% nuk shpëtojnë

Postuar në 22 Maj, 2015 02:04

Duke iu referuar Konferencës së Traumës, “Gazeta Shqiptare” shkruan sot se “rreth 100 njerëz përfundojnë çdo ditë në spital pas aksidenteve të ndryshme, ndërkohë që rreth 18 për qind e tyre humbasin jetën gjatë trajtimit intensiv”. Të dhënat u bënë publike gjatë Konferencës së Parë Kombëtare të Traumës, në të cilën morën pjesë kirurgë nga vendi ynë si dhe nga Shoqata Evropiane e Traumës. Gjatë saj u trajtuan problematika të ndryshme që lidhen me shërbimin e traumës, ndërkohë që theksi u vu te fakti se Spitali Universitar i Traumës (ish­spitali Ushtarak) është qendra e vetme e traumës, në të cilin marrin shërbim rreth 40 mijë pacientë të gjymtuar në vit. Ndërkohë që terapia për ta lë shumë për të dëshiruar, duke nisur që nga transporti fizik pas aksidenteve e deri te mungesa e fizioterapisë për rikuperimin e plotë. Një tjetër shqetësim mbetet edhe mungesa e trajnimit të personelit shëndetësor që trajton pacientët pas aksidenteve. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.