Ziadin Sela për “Kohën Ditore”: Të krijohet blloku shqiptar në Maqedoni

Postuar në 22 Maj, 2015 01:45

Në një intervistë për “Kohën Ditore”, kryetari i Strugës, njëherësh kryetar i Lëvizjes për reforma në Partinë Demokratike Shqiptare, Ziadin Sela, ka thënë: “Terrori” policor dhe “montimi” i proceseve politike sikurse ai i Kumanovës mund të përsëriten në qytetet e tjera të Maqedonisë, nëse Bashkimi Demokratik për Integrim vazhdon të jetë pjesë e Qeverisë Gruevski”. Ai ka kërkuar formimin e bllokut politik shqiptar dhe negocimin e një marrëveshjeje të re në Bruksel me palën maqedonase, pasi, siç ka thënë Sela, Marrëveshja e Ohrit është e dështuar. Sipas tij, shqiptarët kanë fuqinë që nëse nuk përmbushen kërkesat e tyre, ta bojkotojnë sistemin në Maqedoni dhe të protestojnë në rrugë. Sela, po ashtu, ka kritikuar udhëheqësit e Kosovës dhe ata të Shqipërisë. Sipas tij, Prishtina dhe Tirana deri tani kanë shërbyer si vend ku udhëheqësit maqedonas kanë larë mëkatet e tyre, pas padrejtësive dhe dhunës që kanë ushtruar ndaj shqiptarëve të Maqedonisë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.