Idrizi denoncon zervizmin e Dules, por godet katoliku Ndoka: ““Kauza” për çështjen çame po kthehet në një problem provokues për bashkëjetesën fetare dhe përfaqësimin e minoriteteve”

Postuar në 21 Maj, 2015 14:42

Reagon deputeti Nard Ndoka për ndryshimet në kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë. Përmes një statusi në Facebook, Ndoka thotë se po cenohen ekuilibrat fetarë: “Rrokadë në kryesinë e Kuvendit! Ngjitet Idrizi, ulet Dule! 'Islamizohet' më tej drejtimi i Kuvendit të Shqipërisë, Z.Meta i njohur si nje praktikant bektashi (Baba Meta), tashmë do të ketë ndimes te tij Idrizin, një praktikant i besimit islam (verejtur kohet e fundit në radhet e para në xhami duke u falur). Dorheqja e Dules, vjen fill pas votimit të Idrizit, dorheqje morale dhe politike, që vështirson poziten e kryesisë së Kuvendit duke prishur imazhin nderkombetar dhe perfaqësimin real te deputeteve në Kuvend, ballancat fetare te ruajtura me kujdes nder vite në drejtimin e shtetit dhe Kryesinë e Kuvendit. 'Kauza' per çeshtjen çame po kthehet ne nje problem provokues per bashkjetesen fetare dhe perfaqesimin e minoriteteve në institucione!”, shkruan Ndoka. s.z

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Futja nga Berisha e Shqipnise ne Konferencen e Vendeve Islamike si dhe nderhymjet e dhunshme te vazhdueshme antishqptare te diktatorit teokrat Rexhep Taip Erdogan, mjerisht kan fute ne politiken dhe shoqnine e Shqipnise frymen fetare tue e largue Shqipnine nga fryma laike. Ky asht nji hap mbrapa orjentimit europian dhe nji hap para ne orjentimin aziatik.

Submitted by Ndricim Sabahu (not verified) on

Niveli i komentit ne FB eshte saktesisht ne nivelin a Nardit. Behet fjale per politikane qe e marin diplomen e gjimnazit pasi behen ministra. Dhe flasin per perpjestime fetare ne nivelin e larte te politikes. A thua z.Ndoka eshte ndonje amerikan qe ka degjuar diku qe shqiptaret jane 70% myslymane dhe kaq, nuk e ka haberin ca behet ne Shqiperi e cfare hallesh kane shqiptaret.

Ballancat fetare te ruajtura me kujdes nder vite në drejtimin e shtetit dhe Kryesinë e Kuvendit.

'Kauza' per çeshtjen çame po kthehet ne nje problem provokues per bashkjetesen fetare dhe perfaqesimin e minoriteteve në institucione!”

Mbani shenim, po flet Nardi....:)

Submitted by Adriatik (not verified) on

Faleminderit Ndokes dhe komunitetit Katolik qe eshte ura lidhese me Perendimin !

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.