Enkeled Alibeaj, kandidati demokrat për Fierin, thotë se do bashkëpunoj me Ramën në çështjet e pushtetit vendor dhe s’do të jetë një kukull me telat që e lëvizin nga Tirana

Postuar në 22 Maj, 2015 01:51

Enkeled Alibeaj i ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, tha se në interes të projekteve për Fierin, do bashkëpunojë me kryeministrin socialist sepse kjo është më e rëndësishme se lufta politike që dëmton qytetarët. Alibeaj është kandidati i dytë pas Halim Kosovës që deklaron se do të bashkëpunojë me kryeministrin Rama në bashkinë që synon të drejtojë.  Ai shkoi edhe më tej i pyetur nëse partia që ai militon ndjek një kurs tjetër. “Duke e respektuar partinë time, unë deklaroj publikisht se unë nuk do të jem kurrë një kukull, telat e të cilës drejtohen nga Tirana” tha Alibeaj. Alibeaj bëri publikë për herë të parë platfomën e tij me këto prioritete nëse bëhet kryetar i bashkisë së Fierit: Ngritja e një tregu kombëtar të prodhimeve duke stimuluar dhe ndihmuar bujqësinë, uljen e ndotjes në qytet duke bërë zhvendosjen e biznesve në të dy krahët e autostradës, shndërrimin e Fierit në një zonë bregdetare duke vënë në funksion 17 kilometra bregdet të pashfrytëzuar, uljen e taksave dhe lehtësia për biznesin. Alibeaj bëhet gjithashtu kandidati i parë që deklaron se pas fushatës do të bëjë publike të gjitha donacionet që i kanë dhënë për ta ndihmuar në këto zgjedhje.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.