Dorëheqja e Dules, komenti i parë nga kolegu i tij, Idrizi: “Vangjel Zerva, ky individ dashakeq e fobik, nuk përfaqëson as vëllezërit tanë minoritarë”

Postuar në 21 Maj, 2015 13:14

Nënkryetari i ri i Parlamenti, Shpëtim Idrizi, i është futur menjëherë punës duke komentuar dorëheqjen e Vangjel Dules. “Pa dashje ky Zerv-ist i koheve moderne ka nxjerr ne pah ate, qe i vlon ne mendje dhe zemer, urrejtjen gjaksore ndaj shqiptarve te çamërisë, duke shpresuar qe historia ta ndale turravrapin e vet ketu e 70 vjet me pare, dhe viktima te vazhdoje te mbetet viktime, ndersa agresori te vazhdoje te mbetet agresor e fitimtar i se keqes. Ne inkoshiencen e tij, Vangjel Zerva, shpreson qe shovinizmi i huaj te kete me shume vlere dhe te perndjeki e te nenshtroje shqiptaret autoktone, duke harruar qe vendi i Shqiperise eshte perkrah popujve te zhvilluar qe respektojne cdo qenie njerzore si te barabarte ne dinjitet, cdo individ pa dallim feje, rrace, origjine a bindje politike, shkak per te cilin, Dulja ishte ne ate karrige edhe sot. Ky individ dashakeq e fobik, ndaj gjithe atyre qe nuk i perkasin frymes me shoviniste te nacionalizmit te huaj, vecanerisht i erresuar nga urrejtja ndaj popullsise came, na kujton dhe njehere te gjitheve qe duhet te punojme per ti dhene historise ate cka meriton. Ceshtja came do zgjidhet ne perputhje me te gjitha konventat per respektimin e te drejtave te njeriut, do apo nuk do pinjolli i lig i Napoleon Zerves. Ajo cka vertetoi edhe njehere Vangjel Dule eshte se ai nuk perfaqeson as vellezerit tane minoritare e as mentalitetin e shendetshem te nje pjese te shoqerise greke.  Ai perfaqeson idealet e Agimit te Arte, te cilat nuk mund te pranohen kurre ne Shqiperi!”, shkruan në Facebook, Idrizi.

s.z  

Comments

Submitted by NIKO (not verified) on

<p>&nbsp; &nbsp; &nbsp; &nbsp; ANDREA, O RROTE...AVIONI ! PO PSE DUHET PERKEDHELUR PAFUNDESISHT (PADREJTESISHT) &nbsp;DULJA, O KOKE ...DYLL!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.