Arkiv-Lajme

Arben Ndoka e Pjerin Ndreu drejt zhveshjes nga mandati i deputetit. Prokuroria kërkon 1 vit e 8 muaj burg ose punë të detyrueshme. (Video)

Postuar në 20 Maj, 2015 03:15

Deputetët socialistë Arben Ndoka e Pjerin Ndreu, të akuzuar për goditje për shkak të detyrës të deputeti demokrat, Gent Strazimiri me shumë gjasë do të zhvishen nga mandate i deputetit. Për Arben Ndokën, i cili qëlloi dy herë me grusht Gent Strazimirin në korridoret e kuvendit, prokuroria ka kërkuar dënimin me 1 vit burg. Ndërsa për  Pjerin Ndreun, që e godet nga pas deputetin demokrat, organi i akuzës kërkoi 8 muaj burg. Ky dënim konvertohet në orë pune publike, 150 orë për Ndokën dhe 100 orë për Ndreun.

Qeveria e lidh grafikun e ujit dhe dritave me zgjedhjet. Mbledhja e faturave të prapambetura të ndërmarrjeve të ujësjellësit do nisë pas 21 Qershorit

Postuar në 20 Maj, 2015 02:58

Pasi zgjati deri në korrik afatin për lidhjen e marrëveshjeve mes OSHEE-së dhe debitorëve të energjisë, qeveria vendos të shtyjë për pas zgjedhjeve lokale aksionin për mbledhjen e faturave të prapembetura të ujit dhe ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme. Gazeta “Shqip” shkruan se operacioni i mbledhjes së faturave të prapambetura të ujit do të nisë pas 21 Qershorit dhe do të shtrihet në të gjithë vendin. Qeveria e konsideron situatën financiare të ndërmarrjeve të ujësjellësit si një tjetër gropë të zezë ndaj dhe ka vendosur të kryejë një operacion të ngjashëm em atë të energjisë elektrike.

Rama: Pa ‘Ohrin’ Maqedonia s’hyn në NATO, të bëhet transparencë për Kumanovën

Postuar në 20 Maj, 2015 02:56

Të patolerueshme e ka quajtur kreu i qeverisë, Edi Rama, përzierjen e terrorizmit në tragjedinë e Kumanovës, duke shtuar se “po ashtu e patolerueshme do të jetë për qeverinë dhe shtetin shqiptar vonesa dhe mungesa e transparencës dhe drejtësisë për terrorin dhe dëmet që pësuan banorët e pafajshëm të Kumanovës”. Në fjalën e mbajtur paraditen e sotme në takimin e ministrave të Brendshëm të Rajonit për luftën kundër ekstremizmit, Rama është ndaluar edhe në atë që ndodhi në Kumanovë, duke bërë thirrje për drejtësi dhe transparencë.

Sipas “Monitor” forcimi i dollarit ka rritur borxhin publik me 90,7 mln euro

Postuar në 19 Maj, 2015 23:46

Forcimi i dollarit ka rritur borxhit publik të Shqipërisë me 12.7 miliardë lekë ose 90.7 milionë euro për vitin 2014, shkruan “Monitor”. Burimet zyrtare në Ministrinë e Financave pohojnë se, dollari amerikan në tregun ndërkombëtar e vendas, u mbivlerësua me rreth 30% në krahasim me dhjetorin 2013, dhe në mënyrë automatike borxhi i emërtuar në USD u rrit në vlerë (rreth 10.4% e borxhit është në USD).

Në Tiranë një konferencë rajonale për ekstremizmin e dhunshëm, Sarah Sewall: Ky rajon ka një histori të pasur me bashkëjetesën paqësore dhe tolerancë

Postuar në 19 Maj, 2015 23:38

Takimi rajonal i ministrave të brendshëm nisi në Tiranë me pjesëmarrjen e 12 shteteve nga Ballkani, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian. Ekstremizmi i dhunshëm dhe bashkëpunimi rajonal për të parandaluar dhe këtë dukuri ishte në qendër të diskutimeve nga organizatorët shqiptarë dhe pjesëmarrësit e tjerë. Zv/Sekretarja amerikane e Shtetit për Sigurinë Civile, Demokracinë dhe të Drejtat e Njeriut, Sarah Sewall, tha se ky rajon ka një histori të pasur me bashkëjetesën paqësore dhe tolerancën, ndaj kjo është e rëndësishme për banorët e vet, sidomos për të rinjtë.

Elhaida Dani me këmbë të mbarë, Shqipëria kualifikohet ndër të parat për natën finale

Postuar në 19 Maj, 2015 15:58

Interpretimi ka qenë në lartësinë e Elhaidës, salla ka duartrokitur fuqishëm këngën e saj “I’m Alive”

ndërsa rezultatet kualifikuese e nxorën këngëtaren shqiptare që në fillim fituese për fazën tjetër të festivalit të Eurovizionit që po mbahet në Austri. Këngëtarja shkodrane Elhaida Dani ka korrur kështu suksesin e parë në skenën e festivalit evropian të këngës, duke ngrohur edhe më shumë shpresat e shqiptarëve për një finale të denjë më 23 maj.

a.k

Nis Eurovizioni, konkurrimi i Elhaida Danit pritet me ethe të ngjashme me kombëtaren e futbollit

Postuar në 19 Maj, 2015 14:15

Me pritshmëritë dhe ethet që më parë i kanë shkaktuar vetëm ndeshjet e rëndësishme të kombëtares së futbollit, ka startuar nata e parë e Eurovizionit në Austri, ku këngëtarja shkodrane Elhaida Dani do të bëjë debutimin e saj për Shqipërinë. Pasi Elhaida është diskutuar edhe si një nga pretendentet për të fituar këtë kompeticion muzikor, “steka” e teleshikuesve shqiptarë është më lart se çdo herë tjetër.

Tifozëve të “Tironës” u soset durimi, kërkojnë dorëheqjen e të gjithëve; lojtarë, staf, drejtues...

Postuar në 19 Maj, 2015 12:53

Një reagim “ekstrem” kanë shfaqur sot tifozët e Tiranës ndaj drejtuesve të klubit dhe lojtarëve për këtë sezon të zhvilluar. Gjatë pasdites së sotme, kur ekipi bardheblu do të zhvillonte seancën e rradhës për ndeshjen e fundit kundër Teutës, tifozë të revoltuar kanë kërkuar as më pak e as më shumë, por “dorëheqjen e të gjithëve”. Ata nuk i kanë lejuar lojtarët të futen në qëndrën stërvitore “Skënder Halili”, dhe kanë vendosur banderola ku kërkonin dorëheqjen e stafit, drejtuesve dhe të lojtarëve.

Gazetari maqedonas Nedelkovski: Në Kumanovë janë vrarë katër amerikanë e britanikë të sjellë nga baza BondSteel

Postuar në 19 Maj, 2015 11:19

Gazetari i njohur populist në Maqedoni dhe kundërshtar i thekur i kreut të opozitës Zaev, Milenko Nedelkovski ka bërë xhiron e mediave sociale së fundi me deklaratën në uebfaqen e vet, se në Kumanovë janë vrarë “katër terroristë amerikanë e britanikë që janë sjellë aty nga baza ushtarake BondSteel në Kosovë”.  

Athina zyrtare mbështet PBDNJ-në dhe kandidatin e saj në Himarë, Fredi Beleri. Bien pretendimet e gazetës “Shekulli” për një notë të qeverisë greke

Postuar në 19 Maj, 2015 10:00

“Shekulli” shkruan sot se “deputeti grek i SYRIZA-s, Kosta Barka “u bëri thirrje pjesëtarëve të minoritetit grek në Shqipëri që të votojnë kandidatët e mbështetur nga PBDNJ-ja në zgjedhjet lokale të 21 qershorit, Fredi Belerin”. Më tej “Shekulli” raporton se “pjesëmarrës në këtë event ishte edhe Vangjel Dule, nënkryetar i Kuvendit dhe kreu i PBDNJ-së, si edhe Vasil Bollano, ish-kreu i OMONIA-s në Shqipëri”. Ky lajm hedh poshtë dhe përgënjeshtron përfundimisht pretendimet e gazetës së Koço Kokëdhimës për një notë zyrtare të qeverisë greke që distancohej ndaj kandidatit Beleri. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme