Sipas “Monitor” forcimi i dollarit ka rritur borxhin publik me 90,7 mln euro

Postuar në 19 Maj, 2015 23:46

Forcimi i dollarit ka rritur borxhit publik të Shqipërisë me 12.7 miliardë lekë ose 90.7 milionë euro për vitin 2014, shkruan “Monitor”. Burimet zyrtare në Ministrinë e Financave pohojnë se, dollari amerikan në tregun ndërkombëtar e vendas, u mbivlerësua me rreth 30% në krahasim me dhjetorin 2013, dhe në mënyrë automatike borxhi i emërtuar në USD u rrit në vlerë (rreth 10.4% e borxhit është në USD). Ministria e Financave sqaron se, nëse nuk do të ekzistonte borxhi i fshehur, atëherë edhe borxhi publik do të ishte në trajektore të ndryshme dhe do të arrinte në rreth 61.4 % të PBB-së që në vitin 2017. Të njëjtat burime sqarojnë se, madhësia e borxhit të shtuar në 2014, duke mos llogaritur shlyerjen e detyrimeve të prapambetura, ishte rreth 58 miliardë lekë: 38.2 miliardë lekë është rritja nga deficiti, pa detyrimet e prapambetura. Rreth 12.7 miliardë është shtuar si pasojë e ndryshimeve të kursit të këmbimit. Ndërsa janë lëshuar tri garanci të reja për sektorin energjetik gjatë 2014-ës me shumë rreth 6.7 mld lekë, raporton “Monitor”. Siç shihet, vetëm këta tre faktorë përbëjnë rreth 57.6 miliardë lekë, sqaron Ministria e Financave.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.