Arben Ndoka e Pjerin Ndreu drejt zhveshjes nga mandati i deputetit. Prokuroria kërkon 1 vit e 8 muaj burg ose punë të detyrueshme. (Video)

Postuar në 20 Maj, 2015 03:15

Deputetët socialistë Arben Ndoka e Pjerin Ndreu, të akuzuar për goditje për shkak të detyrës të deputeti demokrat, Gent Strazimiri me shumë gjasë do të zhvishen nga mandate i deputetit. Për Arben Ndokën, i cili qëlloi dy herë me grusht Gent Strazimirin në korridoret e kuvendit, prokuroria ka kërkuar dënimin me 1 vit burg. Ndërsa për  Pjerin Ndreun, që e godet nga pas deputetin demokrat, organi i akuzës kërkoi 8 muaj burg. Ky dënim konvertohet në orë pune publike, 150 orë për Ndokën dhe 100 orë për Ndreun. Avokatët e dy deputetëve thanë se Strazimiri nuk është goditur për shkak të detyrës, por se sherri ka lindur pas një zënke të momentit. Pas pretencës, pritet vendimi i Gjykatës së Lartë. Nëse gjykata do të vendosë sipas kërkesës së prokurorisë dy deputetët lënë edhe mandatin. Ata nuk do të jenë deputetë edhe nëse gjykata jep dëmime më të lehta, qoftë edhe me gjobë. Sipas kushtetutës, çdo formë dënimi e dhënë nga një gjykatë i heq deputetit mandatin.

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.